Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar në faqen e saj se tashmë të gjithë bizneset mund të pajisen me certifikatë elektronike test për “fiskalizimin” në portalin e-albania.
Ndërsa vijon konsultimi publik mbi projektligjin ““Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, me grupet e interesit, në nivel qendror dhe rajonal, të gjitha subjektet private në fushën e IT të interesuara për zhvillime aplikacioni softëare në kuadër të projektit të Fiskalizimit, tashmë mund të aplikojnë online për Certifikatë elektronike test në portalin e-Albania.
Certifikata elektronike test mundësohet pa asnjë kosto, nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe do të ketë vlefshmëri deri më datë 31 Dhjetor 2019
Aplikimi për këtë Certifikatë, ndjek hapa shumë të thjeshtë dhe realizohet brenda një kohe të shkurtër jo më shumë se dy ditore, thuhet në njoftim
Në njoftimin e DPT shkruhet se bizneseve ju nevojitet vetëm NUIS/NIPT, i nevojshëm për t’u identifikuar si biznes në portalin e-Albania dhe zgjidhni shërbimin “Aplikim për Certifikatë Elektronike Test”
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13378;
Pasi ndiqni hapat e treguar, Certifikata Elektronike Test do t’ju dërgohet në adresën e emailit që keni plotësuar gjatë regjistrimit të biznesit në portalin e-Albania.
Për çdo informacion teknik që ju nevojitet, lutemi të kontaktoni në adresën mail: [email protected], ndërsa për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e këtij shërbimi në portal, mund të kontaktoni në adresën [email protected]
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.