Përfundimi i rishikimit u mundëson autoriteteve të tërheqin një shumë shtesë prej SDR 23.55 million (rreth €26.7 million), duke e çuar shumën totale që është bërë e disponueshme për Shqipërinë në SDR 47.1 million (rreth €53.3 million). …
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) njofton se miratoi sot rishikimin e parë të performancës ekonomike të Shqipërisë në bazë të një programi të mbështetur nga një marrëveshje e Mekanizimit Lehtësues të Fondit (EFF).
Përfundimi i rishikimit u mundëson autoriteteve të tërheqin një shumë shtesë prej SDR 23.55 million (rreth €26.7 million), duke e çuar shumën totale që është bërë e disponueshme për Shqipërinë në SDR 47.1 million (rreth €53.3 million). Vendimi u mor pa një takim formal.
Në fund të marsit 2014 kriteret e performancës u përmbushën dhe progres i mirë është bërë përsa i përket kritereve të reformave, thekson Fondi. Ekonomia po tregon shenja tentative rimëkëmbjeje në 2014, e nxitur nga një rigjallërim i eksporteve, por prodhimi mbetet nën potencial, sipas njoftimit të FMN.
Bordi Ekzekutiv miratoi një marrëveshje 36 mujore nën EFF për Shqipërinë në 28 shkurt në një shumë prej SDR 295.42 million (rreth €334.4 million, 492.4 përqind të kuotave të vendit në Fond).
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.