Përpara samitit të BE-së në 28 qershor, Parisi po përgatitet të propozojë një paketë masash për t’i dhënë Bankës Qendrore Europiane përgjegjësinë e kontrollit të bankave dhe për të përdorur Mekanizmin Europian të Qëndrueshmërisë (ESM), fondin e ri të shpëtimit të eurozonës prej 500 miliardë eurosh, që pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm, për rikapitalizimin e menjëhershëm të bankave.
Qeveria e re socialiste e presidentit François Hollande e bëri të qartë se ajo i konsideron prioritet marrëveshjet për masa emergjente në drejtim të adresimit të krizës së eurozonës.
Gjermania megjithatë, është kundër rikapitalizimit të drejtpërdrejtë të bankave. Zyrtarët në Berlin po përpiqen të shmangin panikun për emergjenca të mundshme përpara samitit, duke besuar të gjithë mjetet e nevojshëm për adresimin e krizës janë tashmë gati..
Pas marrëveshjes së javës së kaluar për shpëtimin e bankave spanjolle, ndihmës nga Mekanizmit Europian për Qëndrueshmëri Financiare, fondi ekzistues i shpëtimit dhe ESM do të kanalizohen nëpërmjet shtetit spanjoll. Tregjet reaguan negativisht ndaj convergence së krizës së borxheve kombëtare dhe bankare dhe mungesës së qartësisë lidhur me termat e paketës së shpëtimit.
“Shikoni reagimin ndaj masave që po merren për Spanjën. Nuk po fluturon,” tha një zyrtar. “Për ta ndalur përhapjen e epidemisë duhet të kemi mjetet e duhura.”
Si hap përpara drejt një bashkimi bankar, Parisi dëshiron që BQE-ja të marrë përgjegjësi për kontrollin e bankave të rrezikuara në mënyrë sistematike dhe përhapjen e tyre në rast dështimi. BQE-ja do t’i nënshtrojë bankat ndaj një testi stresi dhe ESM do të jetë mjeti që do të përdoret në rastin e rikapitalizimit të bankave.