Gjermania ndan ekspozitat nga ‘grumbullimet masive’

22/05/2020 10:01 PM 0 komente

Qeveria e Gjermanisë dhe 16 shtetet federale (Länder) ranë dakord që ‘Messen’ (ekspozitat) të përfshihen në listën e aktiviteteve të lejuara, duke mos i klasifikuar ato si ‘Grossveranstaltungen’ (grumbullime masive), të cilat do të vazhdojnë të ndalohen deri në fund të gushtit.

Ky vendim në parim lejon hapjen e ekspozitave tregtare.

Pas ekspozitës së parë të madhe në Kinë, që u mbajt javën e kaluar në Provincën Hunan, Gjermania tashmë është e dyta nga tre tregjet më të mëdha në botë për industrinë e ekspozitave, që ndërmerr një hap të madh përpara në rihapjen e biznesit të tregtisë.

Shoqata globale e industrisë së ekspozitave UFI, e cila ishte e para që përçoi lajmin e vendimit të autoriteteve gjermane më 6 maj, tha se çdo vendim për të miratuar një shfaqje të caktuar ekspozite, do të jetë në përgjegjësinë e shtetit përkatës gjerman Länder, dhe do të varet nga rregulloret e qarta mbi shëndetin dhe sigurinë.

AUMA – Shoqata Gjermane e Industrisë së Panaireve, tashmë ka prezantuar para politikanëve disa propozime për rregullore të tilla.

Vendimi ka ardhur një ditë pasi UFI publikoi kuadrin e saj global për rihapjen e sigurt të ekspozitave.

Dokumenti i plotë i qeverisë gjermane në lidhje me këtë vendim gjendet këtu.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of