Gjykata ‘pushim’, ndërpritet shorti i çështjeve të reja deri në 2 shtator

08/08/2019 11:00 AM 0 komente

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë u ka dhënë ‘pushimet’ gjyqtarëve. Përmes një njoftimi të fundit bëhet me dije se, shorti elektronik, i cili bën shpërndarjen e gjykatësve sipas çështjeve të ardhura me seksione: civile, penale, tregtare, familjare etj., do të rinisë me datë 2 shtator.

Në mbështetje të Ligjit nr. 98 datë 06.10.2016 “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” nenit 26 dhe 37, në cilin parashikohen kompetencat e Kryetarit të Gjykatës dhe Zëvendëskryetarit, si dhe nenin 23 të Ligjit nr. 96 datë 06.10.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

I. Ndërprerjen e hedhjes së shortit civil dhe penal për periudhën 23.07.2019 deri në datën 02.09.2019, për shkak të fillimit të lejes së zakonshme (vjetore) për vitin 2019.

II. Kërkesat e sigurimit të padisë, përjashtim gjyqtari, shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik dhe shuarjet e masave të sigurimit do të hidhen në short deri në datë 26.07.2019.

III. Për periudhën 27.07.2019 deri më datë 02.09.2019, gjykimi i kërkesave penale të bëra gjatë hetimeve paraprake (masat e sigurimit, revokimet, zëvendësimi i tyre, kërkesat për shualje dënimi, kërkesat urgjente për të miturit), shuadet e masave të sigurimit si dhe kërkesat për sigurimin e padisë që do të vijnë gjatë periudhës së gushtit, do ti kalojnë për gjykim gjyqtarit të gatshëm sipas grafikut të gatishmërisë.

IV. Urdhrat e mbrojtjes dhe i urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes do të gjykohen nga gjyqtari i gatshëm i seksionit familjar sipas grafikut të miratuar më parë i gatishmërisë.

V. Urdhërohet Kancelari dhe K/Sekretaritë përkatëse për zbatimin e këtij urdhri.

VI. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Për të gjitha seksionet e çështjeve të të ardhura (pra gjyqësore) kryhet me short, i cili kryhet në rrugë elektronike, bazuar në parimet e transparencës dhe të objektivitetit. Ky proces mbikëqyret nga kancelari i gjykatës, i cili nënshkruan përcjelljen e praktikës së çështjes gjyqësore tek gjyqtari i caktuar3. Duke qenë procedurë elektronike, çdo veprim është lehtësisht i gjurmueshëm pasi lë gjurmë duke prodhuar informacion mjaft të saktë për çdo organ kompetent në rast të kërkimit të informacionit. Duke qenë se seksioni tregtar përbëhet nga 9 gjyqtarë, janë vetëm ata që mund dhe duhen të shqyrtojnë të gjitha çështjet me këtë objekt.

Në Kreun III të Kodit të Procedurës Civile është përcaktuar në nenin 334 e vijues kompetencat dhe gjykimi i mosmarrëveshjeve me karakter tregtar.
Në rast se njëri nga këta gjyqtarë është shprehur me një vendimmarrje themeli në lidhje me një kërkim apo palë ndërgjyqëse në një gjykim të mëparshëm dhe nëpërmjet shortit elektronik i bie të gjykojë të njëjtin objekt ai/ajo i paraqet Kryetares së Gjykatës një kërkesë të arsyetuar me shkrim nëpërmjet së cilës kërkon heqjen dorë nga gjykimi i kësaj çështje, kërkim të cilin mund ta bëjnë edhe palët ndërgjyqëse referuar përcaktimeve të Kodit të Procedurës Civile

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of