Gropa e buxhetit u rrit me më shumë se 6.6 miliardë euro

28/09/2020 4:01 PM 0 komente

Hendeku në buxhetin e shtetit ka tejkaluar 6.6 miliardë euro në tetë muajt e parë të vitit në Greqi, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit në ekonomi, megjithse të ardhurat nga taksat në gusht ishën më të larta seç pritej.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave për periudhën janar – gusht treguan një deficit primar prej 5.484 miliardë euro, përkundrejt një suficiti primar të pritur prej 1.152 miliardë euro.

Në të njëjtën periudhë, pati një rënie të theksuar prej 3.6 miliardë eurosh në të ardhurat nga taksat, nga të cilat 2.5 miliardë euro mungesë nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe taksat e tjera të konsumit.

Konkretisht për muajt janar-gusht, të ardhurat nga taksat arritën në 26.996 miliardë euro ose 11.9 për qind nën objektivin e tyre fillestar.

Shpenzimet e buxhetit janë rritur parashikueshëm, me 4.385 miliardë euro, për shkak të kompensimeve financiare për individët dhe korporatat e dëmtuara nga pandemia.

Ndër kostot shtesë janë dëmshpërblimi për pagat e punëtorëve dhe shkencëtarët gjatë karantinës, që kapin vlerën e rreth 1.189 miliardë euro, huatë e lëshuara për kompanitë e prekura që arritjnë vlerën e 864 milionë eurove dhe granti i jashtëzakonshëm prej 683 milionë euro për fondet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të kompensuar ndikimin nga kontributet e reduktuara për shkak të pandemisë./Ekathimerini

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of