Hamilton, sportisti britanik më i pasur në histori sipas ‘Sunday Times’

15/05/2020 7:10 PM 0 komente

Gjashtë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, është cilësuar sportisti britanik më i pasur në histori, sipas “Rich List” të Sunday Times. Pasuria e tij arrin vlerën 224 milionë paund, në rritje me 37 milionë paund krahasuar me vitin e kaluar.

Hamilton nënshkroi në vitin 2018 një marrëveshje me Mercedez, prej së cilës fiton 40 milionë paund në vit, duke përfshirë edhe bonuse dhe një sërë sponsorizimesh. 35-vjeçari lë pas David Beckham, pasuria e të cilit, në kohën e tërheqjes nga sporti (viti 2013), ishte 200 milionë paund. Hamilton bëhet kështu sportisti aktiv më i pasur në 32 vjet të publikimit të klasifikimit “Rich List”.

Hamilton mund ta kapërcejë këtë shifër, nëse rinovon kontratën me Mercedes, prej së cilës mund të fitonte 60 milionë paund në sezon deri në vitin 2023. Falë kësaj marrëveshje, pasuria e tij do të rritej edhe më shumë, para tërheqjes nga Formula 1. Niveli i nevojshëm i pasurisë për të hyrë në renditjen e “Rich List” është i tillë që vetëm pak sportistë hyjnë në renditjen e 1000 më të pasurve të Britanisë së Madhe. Sportisti tjetër që ka kapërcyer këtë kufi këtë vit është golfisti Rory Mcllroy (170 milionë paund).

Futbollisti Gareth Bale fiton 350 mijë paund çdo javë me Real Madridin. Vlera e pasurisë neto arrin 114 milionë paund. Gale është edhe sportisti më i pasur në klasifikimin e sportistëve më të pasur, 30 vjeç ose nën.
Boksioeri Anthony Joshua është i vetmi jo futbollist në këtë listë (sportistëve më të pasur 30 vjeç ose nën 30)

Lewis Hamilton, mbreti i padiskutueshëm

Lewis Hamilton është padyshim, një ndër pilotët më të famshëm në Formula 1. Me rekorde të shumta në karrierën e tij dhe 6 tituj botërorë, Hamilton cilësohet ndër më të mëdhenjtë në historinë e këtij sporti. Hamilton admirohet në të gjithë botën. Falë pasionit për dizajnin, ai bashkëpunon ngushtësisht me kompaninë amerikane të veshjeve Tommy Hilfiger.

Hamilton ka nënshkruar kontrata edhe me Monster Energy, Puma, IWC, Sony, Bose, Bell Helmets, MV Agusta Motorcycles. Në vitin 2018, vlera e marrëveshjeve sponsorizuese arrinte shifrën 9 milionë paund.

Hamilton është edhe një koleksionist makinash. Ai zotëron 15 të tilla, 8 prej të cilave, ai thotë se janë “speciale”, të ndara mes rezidencës kryesore në Monako dhe garazhit në Los Anxhelos.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of