Shqipëria ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në Europë në raport me mesataren e BE, por nga ana tjetër niveli i çmimeve në vendin tonë është ndër më të lartat Rajonale, duke iu afruar më shumë mesatares së BE-së për vitin 2020. (https://www.monitor.al/shqiperia-e-fundit-ne-europe-per-te-ardhurat-per-fryme-dhe-konsumin-edhe-me-2020-thellohet-diferenca-me-rajonin/)
Ndërsa në disa artikuj si komunikimi dhe ushqimet niveli i çmimit është i krahasueshëm me Bashkimin Europian madje edhe më i lartë.
Sipas të dhënave të Eurostat, niveli i përgjithshëm i çmimeve në Shqipëri ishte sa 58 për qind e mesatares së BE-së me 2020. Maqedonia e Veriut fqinjë e kishte këtë tregues 50%, Mali i Zi 57%, Bosnja 55%, Rumania 38%. Serbia i kishte nivelin e çmimeve sa 58% e mesatares së BE-së, i njëjti sa me Shqipërinë.
Por në Shqipëri çmimet e ushqimeve afrohen me mesataren e Europës. Eurostat përllogariti se më 2020 çmimet e artikujve ushqimore në Shqipëri ishin sa 83.4% e mesatares së BE-së dhe gjithashtu niveli më i lartë në Rajon. Kjo ecuri vërtetohet edhe me konsumin e brendshëm kur 42 për qind e shpenzimeve të përgjithshme mujore të shportës së mallrave shkojnë për blerjen e ushqimeve, niveli ma i lartë në Rajon (në shtetet e tjera arrin maksimumi ne 35% në Kosovë) dhe BE (ku vetëm 13% e shpenzimeve totale shkojnë për ushqime). Gjithashtu Shqipëria është e shtrenjta në Rajon edhe për veshjet. Çmimet e tyre i afrohen mesatares së BE-së me 96.2 % më 2020.
Në shërbimet e transportit dhe të komunikimit Shqipëria është më e shtrenjta. Tarifat e komunikimit janë më të larta se mesatarja e BE-së (108%). Ndër më të lirat janë çmimet e hoteleve dhe restoranteve (45.8% e mesatares së BE) duke lënë pas vetëm Turqinë dhe Maqedoninë që i kanë më të lira.
Europa
Sipas Eurostat në vitin 2020, nivelet e çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit ndryshuan shumë në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së.
Danimarka kishte nivelin më të lartë sa (141% e mesatares së BE), pasuar nga Irlanda dhe Luksemburgu (të dy 136%), Suedia (130%) dhe Finlanda (126%), ndërsa nivelet më të ulëta të çmimeve u gjetën në Rumani (55% ), Bullgaria (56%) dhe Polonia (58%) e mesatares së BE-së.
Në përgjithësi, nivelet e çmimeve për mallrat dhe shërbimet e konsumit në BE ndryshonin me pothuajse në të gjithë vendet anëtare.
Në vitin 2020, diferenca e nivelit të çmimit për restorantet dhe hotelet ishte tre herë më i lartë nga ë vendi më i shtrenjtë, në atë më të lirë. Nivelet e çmimeve varionin nga 46% të mesatares së BE në Bullgari, e ndjekur nga Rumania (53%) dhe Hungaria (56%), deri në 154% të mesatares në Danimarkë, përpara Suedisë (138%) dhe Finlandës (131%).
Alkooli dhe duhani renditen të dytët për sa i përket ndryshimit të nivelit të çmimeve, me nivelet më të ulëta të çmimeve të regjistruara në Bullgari (61%), Hungari (69%) dhe Poloni (70%) dhe më të lartat në Irlandë (187% të mesatares së BE) , e ndjekur në distancë nga Finlanda (158%), Suedia (136%) dhe Franca (133%). Ky ndryshim i madh i çmimeve është kryesisht për shkak të ndryshimeve në taksimin e këtyre produkteve midis Shteteve Anëtare.
Ushqimi dhe pijet joalkoolike ishin më të lira në Rumani (66% të mesatares së BE) dhe Poloni (68%), ndërsa ato ishin më të shtrenjtat në Danimarkë (129% të mesatares), Luksemburg (126%) dhe Austri (125%).
Veshjet janë një grup produktesh ku çmimet ndryshonin më pak midis Shteteve Anëtare, duke filluar nga 73% e mesatares në Hungari në 130% në Danimarkë. Pajisjet personale të transportit gjithashtu regjistruan një pabarazi më të vogël të çmimeve midis Shteteve Anëtare, me Poloninë (80% të mesatares së BE) më të lirë dhe Danimarkën (137%) më të shtrenjtë. Dallimet në çmime ishin gjithashtu të kufizuara për elektronikën e konsumit, nga 87% e mesatares në Poloni në 112% në Holandë dhe në Maltë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Takasat duhen te jene ulta, shteti nuk duhet te nderhyje shume ne Ekonomi sic po behet ne vendin tone, prandaj ndodhemi ne kete situate sociale me cmimet me te larta ja vetem nerajon por edhe ne BE.
KJO TREGON ME SE MIRI SE JEMI THJESHT KOLONI E TE TJEREVE DHE SKLLEVER NE VENDIN TONE.KONSUMATORI NUK ESHTE I MBROJTUR NE ASNJE MOMENT DHE NE ASNJE MENYRE POR SHIHET SI LOPA QE MUNDOHEN TA MJELIN TE GJITHE ME RRADHE.MEQE SHQIPERIA NUK PRODHON POTHUAJSE ASGJE,”BIZNESMENET” TANE NE SHERBIM TE SHTETEVE FQINJE,VENDOSIN CMIME MONOPOL TE PRODUKTEVE TE IMPORTIT DHE SHQIPTARET DO TI BLEJNE SE NUK KANE C’TE BEJNE.KJO ESHTE FATKEQSIA TE JESH I RRETHUAR NGA UJQER QE TE SHQYEJNE NESE NUK BEN SIC TE THONE ATA.EDHE PLOTIKA NE SHERBIM TE TYRE ESHTE KOKE E KEMBE.