Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte gjatë muajit Janar 2020 është 329 mijë ton, duke u rritur 10,3 %, krahasuar me Janar 2019.
Sipas të dhënave nga Instat edhe volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë në muajin Janar 2020 është 3,1 milionë ton-kilometër, një rritje kjo me 30,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Një rënie prej 10,6 %, në krahasim me Janar 2019 ka pësuar volumi i mallrave të transportuar me ajër, i cili është 177 ton mallra. Numri i fluturimeve të kryera në Janar 2020 është 2.070 duke shënuar një rritje me 4,7 %, ndaj Janar 2019. Në janar 2020 69.923 pasagjerë kanë zgjedhur të udhëtojnë me linjë detare, duke shënuar një rritje me 5 për qind nga Janari i vitit të shkuar.
Transporti ajror i pasagjerëve zë 77,8 % të transportit gjithsej në muajin pararendës.
Sa i përket eksporteve dhe importeve, vlera e mallrave të tregtuara në muajin Janar (eksport dhe import) është 64,8 miliard lekë dhe 56,7 % e tyre u transportua me det.
Eksportet e mallrave
Në Janar 2020, mallrat e eksportuara me det zënë 62,7 %, me rrugë 34,5 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e
eksportuara me rrugë janë rritur me 12,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Importet e mallrave
Në Janar 2020, mallrat e importuara me det zënë 53,4 %, me rrugë 41,7 % dhe me ajër 2,9 %.
Mallrat e importuara me rrugë, në Janar 2020 janë rritur me 6,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të
vitit 2019.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.