raporton DigiTimes duke cituar burime të njohura mirë me këtë çështje.
Nëse është e vërtetë, data e lançimit të gjeneratës së pestë të iPhone nga Apple do të jetë në përputhje me informacionet që mbërrijnë nga lajmet më të fundit,
ku theksohet se iPhone 5 do të lançohet në fillim të tetorit.
Burimet e DigiTimes thonë se Cook do të kryesojë ngjarjen, me ndihmën e drejtuesve të tjerë kyç të kompanisë, si Phil Schiller, i cili mori pjesë në ngjarje të tilla në të kaluarën,
prezenca e të cilit do t’i jepte rëndësi edhe më shumë kësaj ngjarje.
Cook duhet të bindë aksionerët, audiencën, por edhe fansat e Apple në të gjithë botën, që ai mund të marrë përsipër rolin e Steve Jobs.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.