Kartat e kreditit MasterCard të Union Bank plotësojnë çdo kërkese Tuajen.
- Blerje brenda dhe jashtë vendit
- Blerje në internet
- Limite të larta tërheqje cash
- Mundësi zgjedhjeje karte në Lek apo Euro
- Kategoria Fushata
● Kushtet e fushatës verore (kriteret)
1. Kohëzgjatja e fushatës: 1 Korrik deri 31 Gusht 2015;
2. Pjesëmarrës: Të gjithë klientët që zotërojnë një kartë Krediti në Lek/Euro apo një kartë Debiti të Union Bank;
3. Përdorimi: Konsiderohet i vlefshëm çdo përdorim i kartës në pika shitjeje POS brenda dhe jashtë vendit si dhe në Internet;
● Si mund të fitoj një dhuratë?
-Aplikoni për një kartë krediti në Lek dhe fitoni menjëherë një dhuratë
-Përdorni kartën e kreditit MasterCard në Lek/Eur apo kartën e debitit Maestro për çdo pagesë që kryeni.
● Çfarë mund të fitoj?
Udhëtim çift për të parë ndeshjen Danimarkë – Shqipëri, celulare, tableta, valixhe, canta sporti etj..
● Zgjedhja e fituesve
Fituesit e dhuratave do të shpallen në bazë të volumit total të pagesave të kryera me kartë duke u
renditur nga kartëmbajtësi që ka kryer volumin më të madh. Sa më shumë pagesa të kryeni me kartë aq më pranë jeni marrjes së dhuratës !
MasterCard në Lek
Me MasterCard UB Ju siguroni komoditet dhe shpejtësi për të gjitha pagesat kudo në Botë
Ju mund ta përdorni MC sipas limitit që keni kërkuar dhe Ju është vënë në dispozicion për të përmbushur nevojat dhe dëshirat tuaja për blerje në mbi 20 milion pika shitjeje në mbarë Botën.
Pse duhet të zotëroni MasterCard në Lek në UB?
● 0 Komision për blerjet në pikat e shitjes brenda dhe jashtë vendit
● 0 Komision për blerjet në internet, rezervim hoteli, blerje të biletave të udhetimit, marrje me qera të makinave etj
● 0 Komision vjetor mirëmbajtjeje
● Limite të larta ditore për tërheqje cash ne ATM, 75,000 Lek
● Mundësi për të paguar shumën e plotë të shpenzimit ose me këste mujore minimalisht sa 5% e
detyrimit. Pra Ju e zgjidhni vetë këstin Tuaj.
● Shmangien e konvertimit nga një monedhë në tjetrën për blerjet në Lek dhe kushte preferenciale për konvertimet në monedha të tjera
● Brenda limitit aktual, pajisjen me kartë shtesë për ta përdorur një familjar apo i afërm i Juaj
● Faturë të detajuar për të gjitha veprimet që kryeni
Shembull: Ju mund të shpenzoni 10.000 Lek dhe shumën e përdorur mund ta paguani pa asnjë interes deri në 18 ditë nga marrja e faturës. Në pamundesi të shlyerjes së shumës së plotë mund të paguhet me këste deri në 5% të vlerës pra 500 Lek, ndërsa mbi shumën e papaguar aplikohet interes nga dita e përdorimit.
MasterCard në Eur
Me MasterCard UB Ju siguroni komoditet dhe shpejtësi për të gjitha pagesat kudo në Botë
Ju mund ta përdorni MC sipas limitit që keni kërkuar dhe Ju është vënë në dispozicion për të përmbushur nevojat dhe dëshirat tuaja për blerje në mbi 20 milion pika shitjeje në mbarë Botën.
Pse duhet të zotëroni MasterCard në Eur në UB?
● 0 Komision për blerjet në pikat e shitjes brenda dhe jashtë vendit
● 0 Komision për blerjet në internet, rezervim hoteli, blerje të biletave të udhëtimit, marrje me qera të makinave etj
● Mundësi tërheqje cash në ATM deri në 30% të limitit të kartës në ditë
● Interesi më i ulët në treg
● Mundësi për të paguar shumën e plotë të shpenzimit ose me këste mujore minimalisht sa 10% e
detyrimit. Pra Ju e zgjidhni vetë këstin Tuaj.
● Mundësi pagesash në Euro, por edhe në çdo monedhë tjetër duke përfituar nga konvertimet automatike me kushte preferenciale
● Brenda limitit aktual, pajisjen me kartë shtesë për ta përdorur një familjar apo i afërm i Juaj
● Faturë të detajuar për të gjitha veprimet që kryeni
Shembull: Shpenzoni 100 Euro, gjatë një muaji të caktuar. Ju mund ta paguani shumën e përdorur pa asnjë interes deri 18 ditë pas marrjes së faturës. Në pamundësi të shlyeni gjithë shumën, Ju mund të paguani 10% pra 10 Eur, ndërsa mbi shumën e papaguar aplikohet interes nga dita e përdorimit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.