tenderi për të kthyer në punë njësinë A2. Për KEK, kjo njësi është opsioni i vetëm deri në vënien në pune të kapaciteteve të reja energjetike. Drejtuesit e këtij institucioni thanë se është përmirësuar performanca dhe nuk po merren subvencione të larta nga qeveria për importin energjie elektrike. Ata garantuan se nuk do të pranojnë rritjen e kërkuar prej 23% të çmimit të energjisë elektrike. Në këto kushte, e vetmja zgjidhje për Kosovën është të përdorë kapacitetet prodhuese që janë në dispozicion, në mënyrë që të plotësohen nevojat për energji elektrike pa u varur shumë nga importi. Për periudhën 2009-2012, KEK parashikonte të shpenzonte mbi 200 milion euro vetëm për importin e energjisë elektrike. Shtimi me 100 MË i kapacitetit neto, në kohën e ”pikut” (kërkesës maksimale), kur njësitë e tjera prodhuese (A dhe B) nuk janë në operim do të zvogëlojë mbështetjen nga importi që ka dhe kosto të lartë.
Pritet që KEK-u të shpallë tenderin për rehabilitimin e njësisë A2. Rehabilitimi i njësisë A2 do të financohet nga kontraktuesi i cili do ta realizojë rehabilitimin. Brenda një periudhe pesë vjeçare KEK-u duhet të kthejë investimin e bërë..
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.