Në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore, AKU ka vijuar me kontrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi.
Sipas njoftimit të MBZHR, AKU ka bllokuar dy kontenierë me mish, të importuara nga Brazili, në total 50.2 tonë mish, pasi nga analizimi i mostrave u konstatuan me prezencë “salmonella”. Po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit.
Gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.
Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.