Në Kroaci ka mbërritur delegacioni më i madh kinez për të marrë pjesë në samitin ekonomik mes dy vendeve.
Rreth 50 kompani kineze mbërritën në Zagreb nga brigjet lindore të Zhejiang.
Me më shumë se 54 milionë banorë Zhejiang njihet si “Toka e peshkut dhe e orizit”. Sipërmarrësit prezantuan në Zagreb modelin e zhvillimit të këtij qyteti i cili bazohet te biznesi i vogël dhe te investimet e mëdha në infrastrukturë.
Kompanitë e rajonit të Azisë edhe më herët kanë bashkëpunuar me firmat e ndërtimit të anijeve, ndërtimit të porteve, por edhe në zhvillimin e turizmit.
Qëllimi i samitit është të krijojë një nivel të lart bashkëpunimi në fushën e biznesit, si dhe të zgjerohen mundësitë e shkëmbimeve tregatet.
Interesi i kompanive kineze në kroaci fokusohet te sektorë, si : komunikimi, industria kimike, pjesët e makinave, elektronika dhe industria ushqimore.