La Liga, të ardhura rekord në sezonin 2017 / 2018

10/05/2019 3:33 PM 0 komente

La Liga, organizata që në Spanjë zhvillon kampionatet Primera dhe Segunda Divisiòn publikoi të ardhurat e saj për sezonin 2017 / 2018.

Sipas raportit të fundit ekonomiko-financiar, klubet që bëjnë pjesë në dy divizionet më të mëdha futbollistike në Spanjë, regjistruan 4.479 milionë të euro ardhura, me rritje 20,6% krahasuar me sezonin e mëparshëm; 4.151 milionë euro vijnë nga klubet e Primera Divisiòn, ndërsa 326,8 milionë euro nga klubet e Segunda Divisiòn.

Bëhet fjalë për ndryshimin më të madh pozitiv në vitet e fundit, ku të ardhurat janë rritur me 766 milionë euro krahasuar me sezonin 2016 / 2017. Nga sezoni 2011 / 2012, La Liga është rritur mesatarisht 12,3% çdo vit. Nëse krahasojmë sezonin 2011 / 2012 me sezonin 2017 / 2018, rritja është 100,9%. Në praktikë, në harkun kohor të shtatë sezoneve, të ardhurat janë dyfishuar.

Fitimi para interesave, taksave, zhvlerësimit dhe amortizimit (EBITDA) është 945 milionë euro (+ 20,7%), Fitimi para interesave dhe taksave (EBIT) është 325 milionë euro (+ 11,4%), ndërsa fitimi neto për këtë periudhë është 189 milionë euro (6,7%).

Të gjithë zërat e ndryshëm që lidhen me të ardhurat janë rritur. Në rritje janë edhe të ardhurat nga “match day”, në kuotën 782,1 milionë euro, si dhe të ardhurat nga të drejtat televizive në 1,516 euro në mes të sezonit aktual. Rritja më e madhe ndodhi midis sezonit 2015 / 2016 dhe 2016 / 2017, kur të ardhurat u rritën nga 1 miliard në 4 miliardë. Vlen për t’u theksuar edhe të ardhurat e gjeneruara nga transferimi i lojtarëve, në rritje nga 2016 / 2017 dhe 2017 / 2018, me 104,3%.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of