LG do të hedhë brenda vitit 2014 dy modele G Flex 2 e LG Vu 4, që janë përkatësisht pasues të smartfonit qënuk thyhet dhe fabletit Vu 3. Lajmi është konfirmuar drejtpërdrejtë nga shtëpia prodhuese dhe vjen pas prezantimit tëLG G3, modelit “top” të gamësme zemër Android.
LG G Flex u vlerësua si modeli mëinteresant i vitit të kaluar së bashku me Samsung Galaxy Round, që ishte në fakt i pari telefon “i zgjuar” që u fut në treg me ekran të përkulshëm dhe trup fleksibël. Tashmëkompania po pret pjesën e dytë të vitit 2014 për të prezantuar modelin e dytë, shumë nga karakteristikat e të cilit nuk bëhen me dije. Smartfoni origjinal, i përkulshëm ka një ekran 6 polësh me rezolucion1280 x 720 piksel e 245 ppi, por duke qenë se gjenerata e fundit e telefonave premium është nëFull HD 1080p, mund tëpritet qëLG G Flex 2 të ketë gjithashtu një definicion të tillë, por me një cilësi akoma më të madhe.
Me këtë model, LG synon që të prezantojë në treg teknologjinë e re. Nga ana tjetër mësohet se në brendësi aparati do të ketë një procesor quad-core Qualcomm Snapdragon 800 2,26 GHz, GPU Adreno 330, 2 GB RAM, 32 GB memorie, bateri3500 mAh dhe dy fotokamera, një ballore 2.1 megapiksel dhe një të pasme 13 megapiksel.
Sistemi operativ bëhet i ditur se do të jetëAndroid 4.2.2 Jelly Bean i personalizuar me UI tëLG, që integron funksione të ndryshme ekskluzive, mes të cilave edhe qTheater, një tregues i fytyrës dhe Swing Lockscreen, që modifikon imazhet edhe kur ekrani është i bllokuar.
Edhe LG Vu 4 do të prezantohet nga kompania koreanojugore brenda gjysmës së dytë të këtij viti, por nuk saktësohet se kur. Edhe në këtë rast nuk dihen shumëdetaje mbi karakteristikat që do të ketë ky fablet, por besohet se do tëruaj dizajnin e gamës Vu.
Edhe kompania rivale, Samsung ka planifikuar të hedhë në treg lajme të reja veçanërisht në sektorin e phablet, kur tashmë LG po lufton fort.
Të mirat:Smartfoni origjinal, i përkulshëm ka një ekran 6 polësh me rezolucion 1280 x 720 piksel e 245 ppi, por duke qenë se se gjenerata e fundit e telefonave premium është nëFull HD 1080p, mund të pritet qëLG G Flex 2 të ketë gjithashtu një definicion të tillë, por me një cilësi akoma më të madhe.
Të këqijat:Ende nuk bëhen me dije
Të përgjithshme:Modelet janë pasuese të aparatit që përthyhet po nuk copëtohet, si dhe të fabletit Vu 3.
Çmimi: LG Flex -899 euro; LG Vu 4 -812 euro