Masat e marra për të shmangur një mbyllje të dytë, Manastirliu: 25% e kapaciteteve të dy spitaleve Covid janë të lira

20/10/2020 12:00 PM 0 komente

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar një takim me task-forcën anticovid të ngritur nga Kryeministri për inspektimin e respektimit të masave të vendosura për kufizimin e përhapjes së Covid-19.

Manastirliu gjatë fjalës saj tha se është zgjedhur një rrugë e drejtuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve që ka më pak efekte, për të shmangur një mbyllje të dytë apo një rritje të kufizimeve.

“Ne kemi zgjedhur një rrugë që besojmë që ka më pak efekte. Por që është një rrugë e drejtuar nga një Komitet Ekspertësh që do të na sjellë një ulje të numrit të infektimeve, apo një mbajtje të numrit të infektimeve në raport me popullatën. Tre muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë, por ashtu sikurse është gjithë pranuar nga institucionet ndërkombëtare vendosja e maskës kudo ul ndjeshëm rrezikun e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm. Pavarësisht punës që do bëni në terren, dhe punës që po bëjnë policia e shtetit dhe ajo bashkiake në raport me detyrën për zbatimin e ligjit dhe do të përgatitemi sa më mirë të mundemi që kapacitetet tona të kenë mundësi të përballojnë flukset e rritura. Nuk do të dëshironim asnjë mbyllje të dytë, as kufizime drastike, por as mbingarkesën e sistemit shëndetësor”, tha Manastirliu në fjalën e saj.

Gjatë fjalës saj Manastirliu bëri me dije se aktualisht 25 % e kapaciteteve të dy spitaleve Covid janë të lira, por nëse do të ketë shtim të rasteve spitalet Covid 3 dhe Covid4 janë gati për të ofruar shërbim.

“25 % e kapaciteteve të dy spitaleve Covid janë të lira. Dy strukturat e tjera Covid janë gati nëse do të kemi rritje të numrave më të gjitha pajisjet dhe burimet e nevojshme njërëzore. Edhe në strategjinë e vjeshtë dimrit kemi të parashikaur për të përfshirë spitalet rajonale nësë do të këtë rritje të rasteve pozitive, pacientë që do kenë nevojë për shërbim spitalor dhe në këtë mënyrë për të ofruar shërbim sa më cilëror për të gjithë”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Ministrja e Shëndetësisë tha se inspektorët deri tani ka kryer më shumë se 200 mijë inspektime për zbatimin e protokolleve të sigurisë duke shtuar se duhet ridimensionur fokusi i inspektimeve drejt shëndetit.

“Që në fillim të pandemisë janë kryer më shumë se 200 mijë inspektime për zbatimin e protokolleve të sigurisë. Ne u hapëm me protokolle të miratuara nga Komitetit Teknik i Ekspertëve. Por ju duhet të ridimensiononi funksionin tuaj. Duhet të ridimensionojmë këtë fusnkon që kemi dhe të jemi aty ku risku është më i madh. Staregjia e riskut që ju përdorni për protokollet që ju kontrolloni, tani duhet ridimensionuar me një fokus të veçantë, pro shëndetit”, tha Manastirliu.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of