Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin për zgjatjen e afatit të koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza”.
Në një dalje për mediat, Meta tha se ligji i ri është antikushtetues.
“Kuvendi i Shqipërisë me Ligjin nr.16/2021, ka ratifikuar ndryshimin e marrëveshjes së koncesionit, ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Shoqërisë Koncesionare “Tirana International Airport” sh.p.k., “Për ndërtimin, vënien në punë, operimin dhe mirëmbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Tiranë”, ratifikuar me ligjin nr. 9312, datë 11.11.2004, të ndryshuar”.
Ky ligj dhe marrëveshja shtesë koncesionare që ka miratuar, ka nivelin me të lartë të antikushtetutshmërisë dhe për të keq edhe të “korrupsionit legjislativ”, në qeveri dhe në Kuvendin njëpartiak.
Ky fenomen, pra “korrupsioni legjislativ”, është kthyer në mjetin e ri të mbulimit të përfitimeve klienteliste të fondeve dhe pasurisë publike, ku për çdo përfitim të dhuruar, miratojnë një ligj, për ta ligjëruar.
Shqyrtimi, vendimarrja dhe procedura e ndjekur nga Ministria e Financave, Ministria e Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë, për shtesën arbitrare të koncesionit të Aeroportit “Nënë Tereza”, është kryer në kundërshtim me të gjitha rregullat e shtetit shqiptar, në dëm të interesave të tij dhe të qytetarëve shqiptarë dhe për këto arsye, kjo Kontratë Shtesë Koncesionare është mbajtur e fshehur, larg syrit të publikut.
Në faqen zyrtare të Kuvendit, edhe sot, nuk është bërë publike ende kontrata shtesë e koncesionit, që është miratuar me ligjin nr. 16/2021, të datës 8 shkurt 2021.
Arsyeja është e shumë e thjeshtë, fshehja nga sytë e publikut të kësaj procedure krejtësisht antikushtetuese, skandaloze dhe antiligjore”, deklaroi Presidenti.
Deklarata e plotë e Presidentit
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.