Kryeinspektori i Tregut, Ruzhdi Shehu tha se që nga data 1 Maj 2012 nis ndalimi i importimit të produkteve që në etiketat mbi deklarimin e mallit kanë mbishkrimin UNMIK/Kosova. Ato do të mbajnë emërtimin zyrtar të shtetit të Kosovës sipas dispozitave ligjore. Etiketat e deklaratës së prodhimit duhet të jenë të shkruara në gjuhën zyrtare dhe në to duhet të figuroj dhe emri i importuesit apo distributorit për Kosovën. Një pjesë e bizneseve kërkuan që për këto produkte të ketë afat shtesë tre muaj, në mënyrë që të sigurohet vendosja e etiketave me përmirësimet plotësuese tek të gjitha produktet, që gjenden në qarkullim të brendshëm.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.