Një Landeslease “i ri”, më aktiv dhe më afër klientit
Cilat ishin ndryshimet e Landeslease me blerjen e saj nga Union Bank?
Duke filluar nga Dhjetori 2014, Union Bank është aksioneri i vetëm i Landeslease.
Kjo ishte piknisja e një seriendryshimesh pozitive, në drejtim të riorganizimit të shoqërisë, të afrimit dhe krijimit të një ekipi profesionistësh, ndryshim të imazhit të kompanisë, por duke u kujdesur që të ruajmë ato vlera që kompania ka krijuar në këto 10 vite përvojë në tregun e leasing në Shqipëri.
Në harkun e një viti ne ja kemi dalë të jemi një nga kompanitë më aktive në tregun e leasingut me trend rritës të biznesit.
Çfarë risish ofrohen për klientët?
Së pari, kemi sjellë një standard të ri shërbimi, një hopcilësor i përkthyer në përfitim kohe dhe lehtësi përklientët. Tashmë, marrëveshjet arrihen në më pak sedy ditë nga aplikimi fillestar.
Së dyti, sjellim mundësi përshtatjejetë produkteve leasing sipas kërkesave të klientit. Kjo do të thotë që klientët kanë lirshmëripër të përputhur financimin sipas natyrës apo stilit të tyre të punës apo jetesës. Kjo është e ndërthurur edhe me këshillimet apo rekomandimet që u jepen klientëve nga specialistët e Landeslease.
Së treti, ofrojmë mundësinë për të kombinuar produktet tona me të gjithë furnizuesit e makinerive, pajisjeve, automjeteve, me qëllim që klientëve t’u ofrohet maksimumi i shërbimeve.
Si e sheh të ardhmen e Landeslease?
Padyshim, aktor kyç në tregun e leasing-ut.
Ne tashmë kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për të përballuar rritjen, për të ndërtuar e për të ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme me klientët tanë.
Kemi mbështetje financiare si nga aksionerët, edhe nga institucione financiare lokale dhe ndërkombëtare, me të cilatkemi një përvojë të suksesshme bashkëpunimi.
Përveç përvojës tonë 10 – vjeçare, vlerë e shtuar është dhe mbështetja nga Union bank.
Me rastin e festave të fundvitit,po zbulojmë edhe “surprizën” e ruajturpër klientët tanë, ofertën festive: financim me 5% për blerje autoveture.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.