Të mirat: Prezantime të kënaqshme për një telefon të nivelit fillestar, dizajn i këndshëm dhe me ngjyra, kartë për zgjerimin e memories, raport interesant çmim/cilësi
Të këqijat: Cilësi e përmirësueshme e ndërtimit, mungon butoni i kamerës, altoparlant i vogël
Të përgjithshme: Është një smartfon ekonomik, por i kompletuar me procesor quad-core 1.2 GHz, fotokamerë 5 megapiksel
Çmimi: 150 euro
Me Lumia 630, Nokia sfidon sërish segmentin e ulët të tregut të smartfonëve, në të cilin po zhvillohen gjërat më interesante kohët e fundit. Qëllimi është të ofrohet një telefon i kompletuar, i bukur dhe konkurrues dhe me një çmim të pranueshëm që përballohet nga të gjithë xhepat. Në këtë rast nuk mbetet gjë tjetër veçse të shihet nëse misioni është përmbushur. Për një shifër të tillë, Nokia nuk pretendon të hedhë në treg një aparat ambicioz, por të ekuilibruar. Procesori është Qualcomm Snapdragon 400, quad-core 1.2 GHz, 512 MB RAM.
Ekrani i Nokia Lumia 630 është LCD IPS 4.5 polësh, i projektuar me xham Gorilla Glass 3 dhe në gjendje të ofrojë rezolucion 854×480 piksel. Densiteti 221 ppi nuk rezulton ekstrem, por i duhur për pjesën më të madhe të përdorimeve.
Sa u përket lidhjeve në të gjenden: karta microSIM me suport rrjetin 2G quad-band (GSM 850/900/1800/1900) për thirrjet, por edhe rrjet 3G dual-band (HSDPA 900/2100) për të dhënat, për një maksimum 21,1 Mbps në shkarkim. Nuk mungojnë edhe: Wi-Fi 802.11 b/g/n, por edhe Bluetooth 4.0.
Memoria e integruar është 8 GB, por mund të zgjerohet deri në 128 GB. Bateria është 1.830 mAh dhe garanton autonomi deri në 9 orë në navigim ueb në rrjet Wi-Fi.
Fotokamera e pasme është 5 megapiksel dhe është e pajisur me autofokus dhe flesh LED. Sistemi operativ është Windows Phone 8.1 i Microsoft.
Mund të thuhet se është një aparat kompakt dhe i lehtë me përmasa: 129,5×66,7×9,2 mm dhe peshë 134 gramë.
Sa i përket dizajnit Nokia Lumia 630 vazhdon me traditën dhe kjo rezulton të jetë diçka e këndshme. Linjat janë të thjeshta dhe të pastra, kapaku i pasmë është i zëvendësueshëm dhe mund të zgjidhni mes një game të gjerë ngjyrash të gjalla.
Edhe sistemi operativ është i mirë, nuk ngadalësohet. Ajo që mund të thuhet është se në përgjithësi me modelin e fundit Lumia 630, Nokia ka realizuar një aparat interesant. Kush kërkon prezantime ekstreme, materiale luksoze, natyrisht duhet të kërkojë modele të tjera, por nëse është e vërtetë se sfida e tregut është që të realizojë smarfonë “për të gjithë”, atëherë Nokia mbetet e mirëpozicionuar për vitin 2014.