Obama merr veten në raundin e dytë; sfidon Romney

17/10/2012 7:58 AM 0 komente

Barack Obama ishte agresiv që nga hapja e debatit të dytë presidencial në SHBA, duke u ndeshur kokë më kokë me kundërshtarin Mitt Romney në çështje të tilla si taksat, gratë, imigracionin dhe investimet me Kinën.

Presidenti, nën presionin e performancës së tij të dobët në debatin e parë, u përpoq shumë që të rifitonte terrenin e humbur dhe për ta nxjerrë jashtë balancës sfiduesin e tij republikan.

Sondazhet e para pas debatit treguan se z. Obama e mbizotëroi natën. Një sondazh i CBS tregoi se 37% e të anketuarve thanë se z. Obama fitoi, ndërsa 30% thanë se fitoi z.Romnedy. Një sondazh i CNN tha se 46% e të anketuarve mendonin se z. Obama fitoi, ndërsa 39% u rreshtuan me z. Romney.

Megjithatë, z.Romney ishte më i qëndrueshëm në debatet lidhur me ekonominë, ku ai ishte më artikulues, duke treguar një sërë fushash, ku politikat e z. Obama kishin dështuar.

“E vetmja arsye që norma jonë e papunësisë është e ulët është për shkak se shumë njerëz nuk janë çrregjistruar nga forcat e punës,” tha ai. “Z. Obama është i madh si folës dhe për të përshkruar planet e tij. Kjo është në rregull, por ne kemi një histori konkrete që mund ta shohim.”

Z. Obama hyri në debatin e dytë duke qenë pas z.Romney, një kthesë dramatike nga takimi i tyre dy javë më parë, kur presidenti kryesonte ndjeshëm në sondazhet kombëtare.

Rritja e z.Romney dhe rënia e z. Obama iu atribuan pothuajse tërësisht performancës së dobët në debatin e parë, ku sfiduesi dominoi për periudha të gjata kohe.

Ndryshe nga debati i Denver, që i vuri dy burrat direkt përballë njëri tjetrit, i dyti ishte menduar të ishte një formulë e hapur me pyetje nga një audiencë e fortë prej 82 votuesish të pavendosur, të zgjedhura nga kompania e sondazheve, Gallup.

“Ishte një dominim absolut nga presidenti,” tha Jim Messina, menaxheri i fushatës së tij. “Mitt Romney ishte i ekspozuar – ai nuk mund të shpjegonte politikat e tij të taksave; ai nuk mund të shpjegonte politikat e tij të punëve.”

Ed Gillespie, një këshilltar i lartë i fushatës së Romney kundërpërgjigjet se ish guvernatori i Massachusetts edhe një herë kishte vënë në pikëpyetje cilësitë e lidershipit tek populli amerikan.

Pasi z. Romney sugjeroi se z. Obama e kishte shpëtuar industrinë e makinave, duke lejuar që kompanitë e makinave të falimentonin, presidenti u përgjigj me shpejtësi: “Përfshkimi i tij nuk do të funksionojë.”

Z. Romney u përpoq gjithashtu të shfajësohej ndaj sulmeve kundër politikës së tij të shkurtimit të taksave.

“Në asnjë rrethanë unë nuk do të reduktoj taksën që paguhet nga ata që fitojnë më shumë,” tha ai. Z. Obama u përgjigj se z. Romney do të bënte pikërisht këtë.

Z. Obama gjithashtu sulmoi z. Romney lidhur me çështjen e Kinës, duke thënë se kundërshtari i tij kishte investuar në kompani që po ndihmonin Kinën “të spiunonte qytetarët e saj”.

Përpara debatit, z. Romney kryesonte lehtë në sondazhet me 0.4% (47.4% ndaj 47%). Në betejën mes shteteve, ai gjithashtu po fiton terren, duke kryesuar në Florida, Karolinën e Veriut dhe Virginia.

Megjithatë, duke pasur parasysh dhe marzhin e gabimit, kjo është një garë shumë e ngushtë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of