Përfundon një tjetër rast falimenti, në dyert e Gjykatave 25 çështje të tjera në 2018

12/12/2018 11:01 PM 0 komente

Në një nga njoftimet e fundit të Gjykatës së rrethit Gjyqësor të Tiranës, është shpallur mbyllja e procedures se falimentimit të Komapnisë “Global Foods”, zvarritja e të cilit zgjati plot 4 vite në dyert e Gjyaktave.  Gjykata bëri me dije, se mbyllja e procedit të falimentit u bë në fund të muajit të shkuar, për shkak të shpërndarjes së plotë së të ardhurave kreditorëve te falimentit, që kishte qenë problematika kryesore e këtyre 4 viteve.

 

Si rasti i Global Food, gjatë këtij viti ka pasur edhe të tjerë, duke përfshirë edhe emra të njohur si Volalba, Belle Air etj, procedurat për të cilat po zgjaten sërish.

Sipas të dhënave të Gjykatës, gjatë vitit 2018 ka pasur plot 25 çështje të reja falimenti. Statistikat sugjerojnë për një rritje të numrit të tyre , krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total, për periudhën janar – nëntor 2018, janë regjistruar 25 çështje, nga të cilat 6 janë kërkesa të reja, ndërsa 19 të mbartura. Krahasuar me një vit më parë, numri është në rritje, ku rastet e reja në 2017 në total ishin 23.

 

Av. Denisa Daka tregon se, krahasuar me vitet e mëparshme, numri i rasteve të reja të falimentit është në ulje dhe kjo lidhet me një lehtësi që ligji për falimentin i dha biznesve pas 2017. Sipas saj, një ndër lehtësitë që solli ligji ishte mbyllja ose mosfillimi i procedurës së falimentimit dhe çregjistrimin nga regjistri kombëtar të debitorit, i cili nuk ka mjetet e mjaftueshme për të mbuluar kostot e procedurës së falimentimit. Kjo ka shmangur procedurën e shkuar që shpallej falimenti por biznesi në fjalë nuk kishte mundësi financiare për të shlyer kreditorët dhe kjo sillte zgjatjen e procesit me vite.

Në prill të këtij viti, kompania Praktiker më në fund përfundoi epopenë e saj 5 vjeçare të proçesit të falimentit. Edhe dy kompani të tjera përfunduan këtë vit procesin e falimentit, rasti i njohur i huamarrëses Sude, si dhe kompania ajrore Albanian Airlines. Ndërsa, kompania tjetër Belle Air ka 5 vite që ndodhet në dyert e Gjyakatave, por procesi për përfundimin e së cilës është ende në ngërç.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of