Përmetit “ia vënë syrin” sheikët, marrëveshja me Emiratet edhe për projekte të tjera

02/12/2020 11:00 PM 0 komente

Një marrëveshje për bashkëpunim mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe depozituar në Kuvend nxjerr në pah projektet kyçe ku do të jetë vëmendja.

E teksa suprizë nuk është interesi për turizmin, që vitet e fundit ka pasur vëmendje të veçantë, ajo që bie në sy është një pikë specifike për Përmetin.

Konketisht në nenin 6 të marrëveshjes parashikohen prioritetet e zhvillimit ekonomik të të dyja palëve të marrëveshjes.

“Të dyja palët kanë rënë dakord për një listë të projekteve specifike që konsiderohen të një natyre strategjike në përmbushjen e objektivave të kësaj marrëveshjeje dhe të marrëveshjeve të mëparshme ekonomike dhe të bashkëpunimit midis të dyja palëve, si më poshtë vijon:

  1. Rizhvillimi i Portit të Durrësit;
  2. Mundësitë e investimeve në industrinë e turizmit, të bujqësisë dhe të logjistikës në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil;
  3. Investimet në fushën e turizmit në zonën e Përmetit” thuhet në dokument.

Edhe pse është një nga destinacionet më interesante të turizmit kryesisht për shkak të banjave termale të Bënjës apo i njohur për kulinarinë ky duket të jetë anagazhimi i parë i drejtpërdrejtë me një marrëveshje për zhvillimin e turizmit në zonën e Përmetit.

Viteve të fundit në qytetin e Përmetit janë bërë disa ndërhyrje rehabilituese brenda qytetit ndërkohë që jashtë tij në pjesën llixhave përmes një projekti të financuar nga Banka Botërore janë bërë edhe përmirësime të tjera.

“Rrethi i Përmetit (me rreth 39.000 banorë) është i pozicionuar në juglindje të Shqipërisë, me një siperfaqe prej 929 km². Përbëhet nga dy bashki, bashkia Përmet dhe bashkia Këlcyrë si dhe nga 7 komuna si : Sukë, Ballaban, Çarshovë, Piskovë, Frashër, Petran e Dëshnicë. Ky komunitet mund të përkufizohet si Komunitet Malor. Qyteti i Përmetit, qendër administrative e Rrethit, përshkohet nga lumi Vjosa nga i cili merr emrin dhe lugina. Lumi Vjosa përshkon 58 km të Rrethit dhe renditet i dyti në Shqipëri për rezervat hidrike që përmban; krijon një luginë shumë të bukur e cila ka kontribuar në Shqipëri duke filluar nga Çarshova dhe duke mbaruar në rrethin e Tepelenës. Malet më të rëndësishme janë: Nëmërçkë 2485 metra, Dhëmbel 2080 metra dhe Trebeshina 1922 metra” thuhet në detajet për qytetin sipas visit.përmet.org./N.Maho

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of