Lisbona po përpiqet të tërheqë përdoruesit e laptopëve nga e gjithë bota, me premtimin e vizave 12-mujore për nomadët dixhitalë që punojnë në distancë.
Portugalia është vendi i fundit që ka krijuar të ashtuquajturën “Viza e Nomadëve Dixhitalë”, duke u dhënë mundësi vizitorëve ndërkombëtarë që të qëndrojnë më gjatë në këtë vend. Mundësia që turistët të punojnë në distancë, ndërkohë që shijojnë dhe jetojnë në këtë vend, është pjesë e një strategjie kombëtare për t’i bërë profesionistët e pavarur ndërkombëtarë që të zhvendosen për disa pushime të gjata pune në Algarve.
Është e vështirë të mendosh për një shtëpi tjetër më tërheqëse larg shtëpisë tënde sesa Portugalia. Që nga qendrat kulturore të Lisbonës dhe të Portos e deri te bregdeti i Atlantikut, Portugalia kthehet menjëherë në një destinacion tepër të dashur për të qenë një “zyrë në distancë”.
Viza madje mund t’u japë mundësi edhe banorëve në Zelandën e Re që të zhvendosen në ishujt portugez të Madeira dhe Azor.
Viza D7 e Portugalisë është përdorur prej kohësh nga profesionistët e pavarur për të jetuar dhe për të punuar në Portugali. Edhe pse fillimisht ajo synonte skemat e pensioneve offshore nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe nga shumë vende të tjera, përmes shfrytëzimit të vizës D7 është vënë re që kafenetë e qytetit janë mbushur plot me nomadë dixhitalë që punojnë në distancë.
Nëse mund të vërtetoni se të ardhurat tuaja janë më të larta se të ardhurat minimale aktuale prej 822.50 euro ose 1,415 dollarë në muaj dhe që do të kaloni shumicën e periudhës 12-mujore në Portugali, ju mund të aplikoni për këtë vizë që ju jep mundësinë të qëndroni në Portugali.
Viza e re e “punonjësve në distancë” do t’u ofrojë mundësinë vizitorëve të vijnë në Portugali dhe të largohen për pushime të gjata.
Megjithëse detajet e mëtejshme nuk janë finalizuar ende, kjo vizë do t’u japë mundësi njerëzve që vijnë nga vendet jashtë BE-së që të jetojnë dhe të punojnë në këtë vend, me kusht që ata të mund të vërtetojnë se të ardhurat që fitojnë ose punësimi i tyre është pranë një kompanie e cila nuk ndodhet në Portugali.
Deri më tani, Portugalia është i vetmi vend i cili po kërkon të tërheqë njerëzit që punojnë në distancë. Shumë vende, nga Gjeorgjia e deri në Kolumbi, kanë propozuar vizat e tyre për nomadët dixhitalë.
Muajin e kaluar, Bali konfirmoi vizat e variantit B211A, duke u dhënë mundësi nomadëve dixhitalë që të punojnë nga Denpasar deri në gjashtë muaj.
Kjo do të mundësojë punën dixhitale për bizneset offshore deri në 180 ditë, për vizitorët nga Zelanda e Re, Australia dhe vendet e tjera.