Nuk ndalet rritja e çmimeve të apartamenteve në Sarandë. Për ndërtimet e reja këtë vit çmimet e shitjes nisin nga 1,200 euro dhe variojnë 2,500 deri në 4,000 euro për metër katror.
Po cila është kërkesa për prona në qytetin bregdetar? Kush po i blen këto apartamentet? Për të folur rreth këtyre çështjeve i ftuar në Monitor Breif Insight është z. Eron Çumani, drejtuesi i një prej agjencive imobilare në Sarandë. Detajet i gjeni në intervistën e plotë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.