Reformat Ekonomike, KE: Ja detyrat e Shqipërisë

25/06/2015 12:47 PM 0 komente

Gjatë raportit të fundit të Komisionit Europian për reformat ekonomike të vendeve kandidate të Bashkimit Evropian, mes të cilëve Shqipëria, duket se përvecc një panorame të përgjithshme të situatës së vendit tonë dhe rezultateve paraprake të këtyre reformave, KE jep edhe disa “detyra” në vijim e punës së këtyre reformave, në pikëpamje të gjerë.

Këto pika kryesore, thuhet në raport, janë dhënë edhe në kuadër të konkluzioneve të dialogut ekonomik dhe financiar të deritanishëm të EU me Ballkanin Perëndimor. Konkretisht, Shqipëria, sipas KE, duhet të ndjekë këto hapa:

– Konsolidimi fiskal duhet arritur në linjë me objektivat e vendosura për uljen e normës së borxhit publik më të ulët se më pak se 66% e PBB-së në 2017. Në të njëjtën kohë, të ruajë hapësirë fiskale për rritje dhe zhvillim të investimeve publike, duke siguruar se performanca e të ardhurave të vijojë sipas planifikimit, duke lejuar që shpenzimet kapitale fillestare të ekzekutohen sipas buxhetit.

– Të ketë progres më tej duke eliminuar risqet e larta fiskale, të shtyra nga sektori i energjisë, duke reduktuar humbjet e shpërndarjes në një normë mesatare prej 5 % në vitet e ardhshme, e duke siguruar mbledhjen e faturave. Vlerësimi i impaktit fiskal në skemën e kompensimit të pasurisë dhe rregullimi i kostove në buxhetin afat mesëm, nqs nevojitet duke rregulluar parametrat e skemës, me qëllimin për të krijuar një kornizë reale, transparente dhe të përshtatshme kompensimi.

– Të ristrukturohet korniza e menaxhimit të buxhetit duke implementuar strategjinë e menaxhimit të financave publike, e rënë dakord me Komisionin Europian dhe e adoptuar që në dhjetor të vitit 2014, sidomos në adoptimin e rregullave fiskale kredibël, të cilat do të mund të sigurojnë efektivisht produktivitetin e financave publike, në terma afatgjatë, e duke shtrënguar parashikimin e buxhetit.

– Të merren masa të tjera, për të adresuar problemin e kredive me probleme, duke përshirë të gjithë aktorët, edhe Bankës e Shqipërisë nqs është e nevojshme, me synimin për të arritur një reduktim të konsiderueshëm të nivelit të tyre. Në këtë kontekst, duke adresuar masat të lidhura me detyrimet juridike dhe ekzekutimet e kolateralit, mund të rezultojë ndihmuese.

– Të implementojë ligjin e edukimit të lartë, si një strategji e re për këtë shkallë arsimimi. Krijo një sistem të pavarur akreditimi, për të gjithë universitetet private dhe publike. Vijo me ristrukturimin e sistemit VET ( studim dhe trajnim), me synimin për të mundësuar një formë trajnimi efektivë për nevojat e tregut të punës.

Të sigurojë zhvillimin e biznesit, duke përfshirë implementimin edhe të idesë së shkrirjes mes QKR dhe QLL, si ndihmë për lehtësimin e rregullave dhe administrimit. Bëni Këshillimin e ri të Investimeve tërësisht funksional.

– Adopto dhe nis të implementosh strategjinë e transportit dhe planin e veprimit për 2016-2020. Nis implementimin e strategjisë kombëtare të energjisë dhe fuqizimin e sektorit të ligjit.

– Adopto një strategji për zonat kadestrale dhe masa konkrete për të rritur konsolidimin e tokave agrikulturore.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of