Reuters: Shumica e monedhave të vendeve të EQL, në nivele të qëndrueshme ndaj euros vitin e ardhshëm

14/10/2019 9:52 AM 0 komente

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi nga Reuters, monedhat kryesore të Europës Qendrore parashikohet të jenë në nivele të qëndrueshme ndaj euros vitin e ardhshëm, duke qenë se mendohet se shqetësimet globale do të jenë reduktuar, por megjithatë fitimet e pritura do të jenë më të ulëta, sesa janë parashikuan më parë.

Duke qenë se korona çeke, zloti polak dhe forinta hungareze kanë qenë nën presionin e tensioneve tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës dhe daljes së Britanisë me apo pa një marrëveshje nga BE-ja, ato janë përpjekur shumë për të rifituar humbjet e pësuara ndaj euros në dy muajt e fundit.

Sipas këtij sondazhi, forinta hungareze, e cila shënoi javën e kaluar nivelin më të ulët kundrejt euros, ku u këmbye me 336.28 forinta për euro, parashikohet se do ta rimarrë veten dhe se do të rifitojë terren që para përfundimit të këtij viti dhe sidomos gjatë 12 muajve të vitit të ardhshëm kur do t’i stabilizojë pozitat e saj ndaj euros.

Zloti polak dhe korona çeke, me shumë mundësi, nuk do të bëjnë progres të dallueshëm gjatë këtij viti, por do të fillojnë të shënojnë fitime graduale gjatë 2020.

Radomir Jac, kryeekonomist tek Generali Investments CEE, tha se shqetësimet lokale, si politika monetare e lehtësuar në Hungari dhe pasiguria në Poloni në lidhje me kreditë në monedhë të huaj i kanë shtuar rreziqet globale. “Duke qenë se disa nga këta faktorë do të sqarohen në javët dhe muajt në vijim, atëherë edhe disa prej këtyre monedhave rajonale do të rikuperohen”, tha z. Jac.

Masat e marra brenda vendit, janë shumë të rëndësishme, sidomos në rastin e Çekisë dhe Polonisë, por edhe në rastin e Hungarisë, ekziston mundësia që forinta ta rikuperojë veten nga nivelet e ulëta të shënuara së fundmi. Sipas sondazhit të Reuters, forinta parashikohet të ngjitet në nivelin ku do të këmbehet me 328.25 euro vitin e ardhshëm, duke shënuar një rritje prej 1.5%.

Forinta ka humbur afër 4% gjatë këtij viti, më shumë se dyfishin e rënies të shënuar ndaj euros nga zloti apo nga levi rumun.

Mes shqetësimeve globale, sektori i prodhimit të Gjermanisë, një prej nyjeve kryesore tregtare për rajonin qendror të Europës është duke u përballuar me recesionin. Por Europa Qendrore, deri më tani, ka qenë elastike, me rritjen e tremujorit të dytë midis 2.0% dhe 4.9%, kjo falë kërkesës së brendshme. Inflacioni mbetet i lartë dhe Bankat Qendrore në rajon janë aktualisht duke pritur për të parë se çfarë do të ndodhë më tej, ndërsa Banka Qendrore Europiane dhe Rezerva Federale e ShBA-së e kanë lehtësuar politikën e tyre monetare. Por monedhat ende nuk kanë përfituar nga diferencat e normës së interesit.

Në rastin e koronës, e cila sipas sondazhit parashikohet të rritet me 1.0% dhe të këmbehet me 25.50 euro në vitin e ardhshëm, Banka Qendrore Çeke vendosi të rrisë normat e interesit në majin e 2021, ndërkohë që vazhdon të debatojë fuqishëm kundër marrjes së masave shtrënguese.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of