Të ardhurat totale për person në një familje bullgare në tremujorin e dytë të 2019 shkojnë në 791 euro. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti ë parë, ato kanë shënuar një rritje prej 4.9 për qind, raporton Instituti Kombëtar i Statistikave. Edhe shpenzimet e familjeve bullgare për të njejtën periudhë kanë shënuar rritje, me rreth 5.3 për qind.
Në strukturën e të ardhurave, pjesën më të madhe e zë paga me 57.8 për qind, më pas renditen pensionet me 27.6 për qind, ndërsa të ardhurat nga vetëpunësimi përbëjnë 6.2%.
Në strukturën e shpenzimeve totale, pjesën më të madhe e zënë ato të shpenzuara për ushqim me rreth 31.4 për qind, të ndjekura nga shpenzimet e strehimit me 15.5 për qind, taksat dhe sigurimet shoqërore me 14.2 për qind dhe shpenzimet e transportit dhe komunikimit me 11.7 për qind.