Pavarësisht pandemisë, tregu i pajisjeve teknologjike wearable do të rritet me ritme dyshifrore në vitin 2020 dhe në vitet e ardhshme. Duke u mbështetur tek parashikimet e analistëve të IDC, dërgesat globale të kufjeve, orëve inteligjente dhe pajisjet e tjera wearable do të prekin shifrën 396 milionë njësi, me rritje 14,5% me bazë vjetore.
Në gjashtë muajt e parë të vitit, “pavarësisht se kompanitë reduktuan prodhimin dhe konsumatorët qëndruan në karantinë, kërkesa për pajisje wearable qëndroi stabël” – vëzhgojnë analistët. Kërkesa ka qenë e fortë për kufjet, duke kompensuar rënien e lehtë për orë inteligjentë (smart watch) dhe byzylykë. Trendi pozitiv do të vijojë edhe në gjysmën e dytë të vitit, me prezantimin e pajisjeve të reja nga shumë kompani.
Përveç pajisjeve – vijojnë ekspertët – një trend në zhvillim është edhe ai i shërbimeve të tilla si Fitness+ të Apple, Halo të Amazon dhe Fitbit Premium
Viti 2020, për analistët do të mbyllet me shitjen e 234,3 milionë kufjeve smart, ose 59,2% e gjithë pajisjeve wearable; shitjen e 91,4 milionë (23,1%) orëve inteligjente, dhe 67,7 milionë byzylykë për fitness (17,1%).
Gjithnjë sipas parashikimeve, në vitin 2024, dërgesat për pajisje wearable do të arrijnë në 631,7 milionë njësi. Kufjet do të konsolidojnë vendin e parë, me 396,6 milionë njësi, ose 62,8% të totalit. Smartwatch-ët e dërguar do të kapin shifrën 156 milionë (24,7%), ndërsa byzylykët 74,4 milionë (11,8%).
Burimi: ANSA