Sa të rëndësishme janë njohjet për gjetjen e një punë?

25/05/2016 2:32 PM 0 komente

Ju pëlqen apo jo, njohja e njerëzve të duhur, funksionon gjithmonë në gjetjen e një punë.

Shumë ekspertë pohojnë se, vetëm 15-20% e pozicioneve të lira të punës reklamohen publikisht.

Me një përqindje kaq të madhe të punëve të pareklamuara, rezulton se njohja është një nga mënyrat kryesore për të zbuluar një vend të lirë pune në treg, në një proces që shkon zinxhir.

Ndaj, ekspertët sugjerojnë se duhet krijuar një rrjet njohjesh profesionale, të cilët e vlerësojnë punën dhe aftësitë tuaja në atë fushë, në mënyrë të tillë që të arrini t’ju rekomandojnë tek të tjerët. Kjo arrihet nga njohjet që ju krijoni fillimisht në jetën akademike, gjatë punës, apo në rrjetet sociale.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of