Të këqijat: Pamje e jashtme jo shumë e kuruar
Të përgjithshme: Është një smartphone padyshim i orientuar mirë drejt përdoruesve jo shumë kërkues. Është padyshim një nga modelet Android më të arrirë të Samsung.
Çmimi: 300 euro
Samsung ka hedhur në treg një model të ngjashëm me Galaxy Ace, por shumë më të shpejtë dhe me performancë më të mirë.
Në pamjen e jashtme, Galaxy Ace Plus S7500 është pothuajse identik me modelin e mëparshëm, me ndryshime fare të vogla.
Mund të themi se në aspektin estetik, ndërtuesi nuk ka qenë shumë krijues. Është pak më i rëndë në peshë, ka hapësirën 3,5 milimetra për kufjet dhe për USB-në.
Ajo që ndryshon te ky smartphone, që bazohet në sistemin operativ OS Android 2.3.6 është ekrani TFT, 320×480 piksel, që nga 3.5 polësh është bërë 3.65.
Janë ruajtur edhe nivelet e larta të ndriçimit, definicionit dhe ngjyrave. Janë përmirësuar edhe funksionet “touch” dhe “multitouch” (me prekje).
Një tjetër përmirësim interesant ka të bëjë me procesorin, që vazhdon të jetë Qualcomm, por tashmë është kaluar nga 800 MHz
në 1 GHz (ARMv7 SingleCore). Edhe RAM-i është shtuar dhe ka mbërritur në 512 MB. Janë ndryshime që nuk kanë sesi të mos bien në sy.
Samsung Galaxy Ace Plus S7500 është më i fortë dhe gjithçka shkon në favor të përdorimit të përditshëm.
Cilësia e zërit është përmirësuar, duke u bërë më i pastër.
Tastiera virtuale mund të personalizohet, reagon më shpejtë dhe në këtë mënyrë bëhet më e përdorshme.
Te Samsung Galaxy Ace Plus S7500 rrjetet e komunikimit nuk ndryshojnë shumë. Edhe këtu gjejmë GPRS/EDGE dhe UMTS/HSPA me shpejtësi të kufizuar 7.2 Mbps.
Në lidhjet pa kabllo është përmirësuar moduli Bluetooth, duke kaluar nga versioni 2.1 te 3.0, ndërsa është e njëjta ndërlidhje Wi-Fi.
Edhe te ky model fotokamera është 5 megapiksel, me flesh led e autofokus. Memoria e brendshme është zgjeruar duke arritur në 2 GB, ndërsa falë kartës microSD, mund të shkojë deri në 32 GB.