Përfaqesues të Shoqatës Proeksport Albania së bashku me disa Përfaqësues të Shoqatave të tjera Eksportuese/Shërbimeve Turisike firmëtare të letrës dërguar Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe Ministres së Ekonomisë dhe Financave, njoftuan se zhvilluan sot një takim pranë ambjenteve të Bankës së Shqipërisë me një grup teknik të BSH dhe MFE kryesuar nga Z. Sejko dhe Znj. Ibrahimaj.
Pasi falenderuam të dy Drejtuesit e lartë për reagimin e menjëhershëm mbi problematikën e mbiçmimit të monedhës tonë kundrej monedhave Euro/Usd si dhe ritheksuam emergjencën dhe asfiksimin që eksportuesve/sherbimeve turistike po u ndodh për shkaqe të brendëshme dhe jo nga faktor të jashtëm. Mbas diskutimeve konstruktive që zgjatën mbi 2 orë, u vendos bashkarisht:
• Krijimi i një grupi pune me Përfaqesues të Shoqatave eksportuese, teknik të BSH dhe MFE si dhe Përfaqësues të Bankave të nivelit të Dytë;
• Vazhdimin e takimeve pranë MFE-s me Ministren Znj. Ibrahimaj dhe stafin e saj teknik për të gjetur zgjidhjet e bërë të mundur lehtësimin e situatës ku sot ndodhen eksportuesit Made in Albania dhe Turizmi Shqiptar.
Më herët banka tha se nënçmimi i euros ka ardhur nga përmirësimi i ekonomisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Punoni fort se do gjeni zgjidhje