Delegacioni iu përbërë nga dhjetë anëtarë shoqërohet edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme Preneet Kaur do të zhvillojë takime deri në datën 14 korrik. Delegacioni i biznesit udhëhiqet nga Taylor Rubber, drejtor i përgjithshëm i kompanisë “TT Ashok”.
“ Qëllimi i kësaj vizite është që të promovohet biznesi indian te këto vende që janë të paeksploruara. Janë tregje premtuese dhe ofrojnë mundësi investimi në sektorë të ndryshëm si teknologjia e informacionit, çeliku, energjia, minierat dhe nafta” tha Taylor Rubber.
Aktualisht prezenca e industrisë indiane në Shqipëri, Maqedoni dhe Bosnje është e papërfillshme.
Gjatë vizitës, CII do të nënshkruaj marrëveshje me Dhomën e Tregtisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.