Si të blini euro online

01/12/2012 11:25 AM 0 komente

Lindja reale e euros (monedha e përbashkët, zyrtare e Bashkimit Europian) daton më 1 janar 1999. Në tri vitet e mëpasshme kjo monedhë përdorej vetëm për pagesat elektronike ose për qëllime kontabiliteti. Data 1 janar 2002 shënoi hyrjen zyrtare të monedhës së përbashkët europiane si mjet shkëmbimi në shumë vende aderuese.

Çdo vend i BE-së ka lidhje të veçantë me monedhat ose kartëmonedhat euro, kanë disa karakteristika të përbashkëta dhe dallime në detaje të vogla.

Turizmi dhe shkëmbimet tregtare favorizuan qarkullimin e euros në të gjitha vendet anëtare të BE-së, ndaj nuk është çudi që ndonjëherë në xhepin tuaj të gjenden monedha nga vende të ndryshme. Për kuriozitet ose pasion, disa e kanë bërë objekt koleksionimi.

Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë grup të pasionuarish, atëherë keni mundësi që të blini monedha ose kartëmonedha euro nga të gjitha vendet që e përdorin, jo vetëm ato që janë të destinuara për përdorim normal, por edhe me karakter përkujtimor, me prerje të çuditshme nga e gjithë Europa. Për më tepër, ju keni mundësi të blini edhe euron me ngjyra, elementi më i ri i numizmatikës. Bëhet fjalë për monedhën me vlerë 2 euro, përkujtimore, që u hodh për herë të parë në qarkullim në Europë në vitin 2004, me rastin e dyvjetorit të qarkullimit. Por, nëse jeni kureshtarë dhe dëshironi të shtoni koleksionin tuaj, po ju tregojmë se si mund t’i blini në mënyrë të sigurt këto monedha, si t’i dalloni nga ato false dhe mbi të gjitha, si të blini online.

 

Ju nevojiten:

  1. Internet
  2. Kartë krediti
  3. Njohuri bazë të monedhave dhe kartëmonedhave origjinale

Për të blerë në mënyrë të sigurt, qoftë në një dyqan fizik, ashtu edhe virtual, është e nevojshme që më parë të dini se çfarë blihet. Ka aq shumë monedha euro të falsifikuara, saqë kjo i ka detyruar pothuajse të gjithë tregtarët të marrin masa të nevojshme, veçanërisht për kartëmonedhat që kanë vlera të mëdha, por edhe për monedhat metalike.

Euro në të gjitha vendet që e përdorin ka karakteristika të përbashkëta, por edhe dalluese. Te monedhat në prerje të ndryshme, një nga dy anët është e njëjtë për të gjitha shtetet. Në të tregohet vlera e monedhës, dallohen yjet që simbolizojnë shtetet anëtare të BE-së dhe harta të ndryshme.

Në monedhat 5, 2 e 1 cent është vendosur pamja e tokës. Pjesa e pasme e monedhës është e përshtatur sipas karakteristikave kombëtare, ka një simbol identifikues për çdo shtet në mënyrë individuale. Kartëmonedhat janë të njëjta në të gjitha vendet e Eurozonës.

Nga njëra anë shihen porta, dritare dhe yje që tregojnë numrin e vendeve anëtare, ndërsa në pjesën e pasme, pamje urash në stile të ndryshme arkitekturore. Emri i monedhës është shkruar në gjuhën greke dhe latine, në të është vizatuar flamuri i BE-së dhe shihet firma e presidentit të Bankës Qendrore Europiane.

Për të blerë euro online, por edhe në dyqane, është thelbësore që në radhë të parë të njihni të gjitha pamjet e kombeve që janë vendosur në monedha dhe ato janë vendet anëtare të BE-së.

Për sa i përket kartëmonedhave, ato mund të kuptohen se nga vijnë, nga numri serial. Verifikoni të gjitha kodet identifikuese.

Në mënyrë që të blini euro online, është e nevojshme që t’u drejtoheni vetëm portaleve që kryejnë tregti elektronike, serioziteti i të cilave është provuar dhe kanë vjetërsi.

Është gjithashtu e nevojshme që ky portal të ketë një adresë fizike, numra telefonikë të verifikueshëm dhe prezencën e të paktën një kontakti.

Të gjitha këto mund t’i gjeni në direktorinë “Kontakte” që duhet të gjendet në çdo faqe interneti. Verifikoni nëse ka një numër identifikues për pagesën e TVSH-së, i cili gjendet në fund të çdo faqeje. Për një blerje më të sigurt, ju mund të përdorni kartat e kredisë. Një sistem i sigurt për blerjen e eurove janë bankat qendrore.

Sigurohuni që të dini si të dalloni monedhat dhe kartëmonedhat origjinale nga ato të falsifikuara. Monedhat mund të identifikohen edhe nga personat e verbër. Duhet të keni parasysh se çdo monedhë ka përmasat e sakta, peshën, trashësinë dhe bordurën rrethuese që verifikohen lehtësisht edhe me prekje.

Në rastin e kartëmonedhave është e udhës që të bëhen tri gjëra: të preken në mënyrë që të kuptohet nëse kanë konsistencën e duhur, shikojini përkundrejt dritës në mënyrë që të verifikoni nëse kanë të vizatuar një filigramë dhe ndryshojini pozicionin për të parë nëse holograma ndryshon gjatë lëvizjes. Nëse është e qëndrueshme, atëherë kartëmonedha është e falsifikuar. Në internet mund të gjeni edhe adresat e institucioneve të BE-së që shpjegojnë dhe japin detaje mbi këto monedha.

 

Këshilla: Ju këshillojmë të realizoni blerje të vogla për të verifikuar ndershmërinë e shitësit. Mund t’u drejtoheni edhe dyqaneve online të bankave qendrore

 

Si të dalloni kartëmonedhat e monedhat false

Falsifikimi do të ekzistojë gjithmonë. Monedha mund të ndryshojë, por zakoni i keq, jo.

Kjo vlen veçanërisht për monedhën euro, e cila ndryshon pamje nga shteti në shtet. Gjithmonë ekziston mundësia që në portofol të gjejmë jo vetëm kartëmonedha, por edhe monedha të falsifikuara. Euros i janë veshur një sërë karakteristikash që rrisin sigurinë në mënyrë që të dekurajojnë falsifikatorët dhe të lejojnë njohjen e shpejtë të një monedhe false. Nëse tregoheni pak të kujdesshëm, mund t’i kurseni vetes surpriza të pakëndshme, duke njohur eurot e falsifikuara.

 

Ju nevojiten:

  1. Pak vëmendje
  2. Monedha dhe kartëmonedha euro
  3. Një magnet

Mbi të gjitha, kur merrni kusurin në një dyqan ose supermarket, ku ka një qarkullim të madh të parasë, kontrollojeni mirë pa u merakosur shumë nëse mund të ngjani mosbesues. Sigurohuni që te kartëmonedha të shikoni stemën me reliev, gërvishtni me thonj linjat e stamposura në gjysmën e kartëmonedhës, në krah të numrit të serisë.

Shikojeni kartëmonedhën përkundrejt dritës. Kartëmonedhat në euro kanë filigramë, fijen e sigurisë dhe logon e printimit “recto-verso”, domethënë numrin që tregon vlerën e kartëmonedhës që është nga e majta në pjesën e sipërme. Përkundrejt dritës, shihet e plotë. Lëvizeni kartëmonedhën nga të gjitha drejtimet për të verifikuar ngjyrën që shfaq hologrami. Në pjesën e pasme vihet re shiriti që shkëlqen, kjo për monedhat me prerje të vogël, ndërsa në ato me vlerë më të madhe, vihet re se si holografi ndryshon ngjyrë.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of