Të këqijat: Skedë teknike pak më e thjeshtë se e një smartphone
Të përgjithshme: Janë të pajisur me ekran me prekje
(form factor full touchscreen) me diagonale 3 polësh QVGA TFT me kristale të lëngshme.
çmimi: 200 euro
Samsung Star 3 Duos është celulari i ri me dy karta i prezantuar nga shoqëria koreanojugore. Pritet që të hyjë në tregun europian në muajin shkurt. Modelet e celularëve me dy karta gjithnjë e më shumë po njohin rritje në treg dhe Samsung u tregua vizionar që në fillim. Star 3 Duos prezantohet së bashku me “vëllain binjak” Samsung Star 3 (gjenerata e re e gamës) që siç mund të imagjinohet, dallohet për folenë që lejon dy karta.
Modelet mund t´i gjeni si në ngjyrë të bardhë, ashtu edhe të zezë. Nëse tregoheni pak të vëmendshëm në foto do të vëreni edhe dallimet në sinjalistikën e dy celularëve.
Samsung Star 3 Duos e Samsung Star 3, në përgjithësi janë telefona të thjeshtë dhe janë të pajisur me ekran me prekje
(form factor full touchscreen) me diagonale 3-polësh QVGA TFT me kristale të lëngshme. Pjesa frontale e celularëve mban firmën TouchWiz Lite. Skeda teknike është pak më e thjeshtë se e një smartphone. Fotokamera është 3.2 megapiksel dhe me të mund të përftoni foto dhe video cilësore. Përmasat e këtyre celularëve janë: 58 x 102 x 11,5 milimetra dhe peshojnë 95 gramë. Te këto modele mund të gjeni: lexuesin SoundAlive, programin për të bërë chat, radio FM për të dëgjuar muzikë. Karta e memories mund të zgjerohet deri në 16 GB. Ndërlidhja realizohet me Wi-Fi e Bluetooth 3.0 dhe rrjeti 2G. Bateria është 1000 mAh.
Natyrisht që te të dyja modelet nuk mund të mungojë mundësia për t´u lidhur me rrjetet sociale, si Facebook e Twitter. Falë programit “klient” të instaluar mund të lidheni me miqtë tuaj me anë të chat-it, shërbimi i mesazheve i realizuar nga Samsung.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.