TIA: Aeroporti i Rinasit është funksional nga mëngjesi i sotëm

14/02/2021 11:39 AM 0 komente

Janë rikthyer fluturimet në Aeroportin e Rinasit, pas problematikave të shkaktuara nga moti i keq.

Tirana International Airport (TIA) ka njoftuar se të gjithë ata që kanë në plan të udhëtojnë sot, se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është që prej orës 07:00, në gjendje operacionale dhe nuk ka probleme prej kushteve klimaterike.

Është kryer një ulje sot në mëngjes:

ALBAWINGS ABN2006-BARI – TIRANË ora 7:30 Ky fluturim bëri ulje të detyruar mbrëmë në orën 01:00 në BARI si pasojë e kohës së keqe në Tiranë. Bëhet fjalë për fluturimin BOLOGNA – TIRANË

Nuk ka patur vonesa për ngritjet:

LUFTHANSA DLH1425:Tiranë- Frankfurt ora 07:50 ALBAWINGS ABN2007:Tiranë – Bergamo ora 09:15 dhe WIZZAIR WZZ3845 Tiranë – Bergamo ora 09:35 Parashikohen vonesa të vogla dhe ndryshim oraresh në fluturimet e ditës sotme, si më poshtë:

PC 282PEGASUS TIRANE- STAMBOLL nga 02:20 ka ndryshuar në 18:00 për ditën e sotme.

Fluturimet e Air Albania drejt Italisë me destinacionet Bergamo, Malpensa dhe Bologna kanë 1h:30min vonesë secili fluturim, në nisje nga TIA.

Ndërsa TIRANË- STAMBOLL niset në orën 15:00.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of