Ne humbasim shumë kohë dhe emocione gjatë negociatave. Ne argumentojmë rreth cështjeve që nuk kanë vërtetë rëndësi dhe i lejojmë ndjenjat tona të na mbizotërojnë logjikën. Nëse dëshironi ta coni përpara një negociatë dhe të përparoni në pikën që dëshironi:
1.Kuptoni qëllimin e përbashkët. Ju duhet të artikuloni si synimet ashtu edhe interesat tuaja me shkrim dhe ti ndani ato me të tjerët për të siguruar qartësi dhe një linjë të përbashkët.
2.Tregohuni transparent dhe shpjegoni pse-të e pikave tuaja. Është e habitshme se sa rrallë njerëzit shpjegojnë se pse ata po luftojnë për diçka. Pala tjetër ka të ngjarë të mos e dijë se pse ju po kërkoni një afat apo kusht. Nëse diçka do të ndikojë tek ju personalisht, mendoni se si ta beni te ditur atë – pala tjetër ka te ngjare të kuptojë.
3. Llogaritni se çfarë është në të vërtetë e rëndësishme. Përpiquni të kuptoni se sa thelbesore eshte çdo pikë . Më pas përcaktoni se për çfarë ia vlen vërtetë të luftoni në kuadrin e gjere – dhe se cfarë mund të jeni në gjendje të përdorni për ta arritur këtë.