Tsipras për reformat sot në parlament, shpresë për një tjetër ndihmë

30/03/2015 9:21 AM 0 komente

Greqia nuk ka dhënë ende shenja të një rinegocimi për ta bërë borxhin e saj të menaxhueshëm, por kreu i financave greke ka deklaruar sot, shkruan Reuters, se bisedimet mes Athinës dhe liderëve evropiane për të “hapur” ndihma të tjera, pas reformave, po vijon…

“ Qeveria nuk ka braktisur asnjë mundësi për të marrë ndihma dhe për të menaxhuar më mirë borxhin e shtetit”- ka thënë ai.

Borxhi publik grek ka arritur më shumë se 177 % të PBB-së së vendit për 2014. Qeveria e re erdhi në pushtet në janar, duke premtuar se do u kërkojë partnerëve të eurozonës të rishikohet borxhi.

Por, zgjidhjet janë: të mos jepet ndihmë tjetër ose të zgjerohet borxhi dhe kjo shumë do përdoret për të rritur prodhimin apo eksportet, e pritet të bien sërish normat e interesit, shkruan Reuters.

Kryeministri grek Tsipras mblodhi kabinetin e tij mbrëmjen e djeshme, ku aprovoi listën me reforma dhe targetin për një suficit buxhetor primar 1,5 % e prodhimit kombëtar të këtij viti dhe të rritjes ekonomike prej 1,4 për qind, ka thënë një zyrtar i qeverisë.

Zyrtarët në Athinë dhe Bruksel janë duke vazhduar bisedimet, me shpresën për të bërë progress të mjaftueshëm që ministrat e financave të euro- zonës të mblidhen së shpejti për të diskutuar reformat.
Tsipras pritet të flaës sot mbi paketën e reformave në parlamentin grek.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of