Turqi, 33.966 të huaj pajisen me leje pune

26/04/2018 8:22 AM 0 komente

Për shkak të vështirësive në vendet e tyre të origjinës me mijëra të huaj kanë ardhur në Turqi për të gjetur një strehë të sigurt dhe duan të bëjnë punë të ndryshme për të siguruar të jetesën.

Drejtoria e Përgjithshme e Emigracionit dhe Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale po bashkëpunojnë për rregullimin e lejeve të qëndrimit për shkak të punës, një prej shërbimeve që ofrohet për shtetasit e huaj që duan të pajisen me leje qëndrimi në Turqi.

Në vitin 2016 për leje pune në Turqi aplikuan 30 mijë e 838 të huaj. Nga këta 14.145 ishin meshkuj, kurse 15.877 ishin femra.

Kurse në vitin 2017 për leje pune në Turqi aplikuan gjithsej 35 mijë e 380 të huaj, nga të cilët 16.627 ishin meshkuj dhe 18.753 femra.

Sipas këtyre shifrave, me leje pune janë pajisur 16.378 meshkuj, 17.588 femra, gjithsej 33.966 shtetas të huaj./ TRT TURKEY

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of