Ekspozita “Shqipëria nëpërmjet një lenteje” u hap në Galerinë Kalo e sponsorizuar nga Union Bank. Ekspozita sjell një këndvështrim ndryshe të Shqipërisë dhe të shqipëtarëve. Fotot e ekspozuara u realizuara nga Profesori Polak Adam Lazowski dhe interesante në to është se si shikohet Shqipëria nëpërmjet syrit të të huajve dhe si ata kapin momente nga jeta dhe realiteti shqiptar.
Union Bank sponsorizon këtë ekspozitë në mbështetje të trashëgimnisë, bukurisë dhe vlerave të vendit tonë për një përfaqësim sa më dinjitoz të Shqipërisë kudo nëpër botë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë Kalo deri më dt. 28.02.2016. Foto i gjeni të ekspozuara edhe në faqen e internetit të profesorit Adam Lazowski si edhe në librin e botuar me të njëjtin titull “Albania through a lens”.
Adam Lazowski është profesor i Ligjeve të Bashkimit Europian në universitetin e Westminster në Londër dhe ka kontribuar në botime të së drejtës ndërkombëtare në disa gjuhë përfshirë dhe në gjuhën shqip. Profesori e njeh Shqipërinë prej 1999 me pjesëmarrje të vazhdueshme në projekte të të ndryshme. Në përmbyllje të misionit të tij, këtë radhë ai ka preferuar të shprehet ndryshe, jo më nëpërmjet ligjeve por nëpërmjet fotove të tij bardhë e zi. “Në artin e fotografisë nuk është i domosdoshëm studimi në këtë fushë, por më shumë nevojë ka të ushtrohesh dhe të kesh durim, dhe mbi të gjitha duhet shumë dashuri”– shprehet Lazowski në fjalën e tij për të ftuarit gjatë ceremonisë së hapjes.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.