11 destinacionet europiane më të mira për ata që udhëtojnë vetëm

03/04/2018 1:51 PM 0 komente

Të udhëtosh vetëm mund të jetë një përvojë e mrekullueshme, veçanërisht në vende të pasura me kulturë, atraksione dhe shumë peizazhe që do t’jua mbushin gjithë ditën.

Për t’ju ndihmuar të kuptoni se ku të shkoni, faqja online europiane e udhëtimeve Route Perfect ka publikuar renditjen e destinacioneve më të mira europiane për ata që udhëtojnë vetëm.

Klasifikimi bazohet në të dhënat e më shumë se 100.000 udhëtimeve të rezervuara nga turistët që udhëtojnë vetëm nga e gjithë bota në këtë faqe.
Nga qytetet e mëdha europiane të pasura me arkitekturë historike dhe art, në qytetet me lagje mode dhe birrë të lirë – ka diçka për çdo turist.

 

11.Mynih, Gjermani

Qyteti bavarez tërheq vizitorët me arkitekturën e tij piktoreske, galeritë e artit dhe birraritë. Mynihu vizitohet veçanërisht në vjeshtë, gjatë Oktoberfest.

 

10.Vjenë, Austri

Teatri i famshëm, ndërtesat e dekoruara dhe ëmbëlsirat e shijshme e bëjnë këtë qytet popullor për gjithë ata që udhëtojnë vetëm për të ushqyer shpirtin e tyre me kulturë.

 

9.Londër, Britani e Madhe

Atraksione kulturore falas, si për shembur British Museum dhe Tate Modern e bëjnë kryeqytetin britanik një zgjedhje të dashur.

 

 

8.Pragë, Republika Çeke

Arkitektura gotike, birra e lirë dhe jeta e natës e pasur – përvoja nuk kryeqytetin e Republikës Çeke nuk është asnjëherë vetëm.

 

 

7.Berlin, Gjermani

Shtëpi e East Side Gallery dhe lagjeve moderne si Kreuzberg, si dhe atraksione të tjera e bëjnë Berlinin një vend tërheqës për ata që udhëtojnë vetëm.

 

6.Barcelonë, Spanjë

Nuk është e nevojshme të shkosh në Barcelonë me njerëz të tjerë për të vlerësuar artin e mrekullueshëm dhe arkitekturën, si për shembull Park Guell të Gaudit.

 

5.Firence, Itali

Firence tërheq mjaft turistë që pëlqejnë artin me vepra të kalibrit nga Da Vinci tek Michelangelo. Në zemër të qytetit është kupola e Duomo, projektuar nga Filippo Brunelleschi.

 

4.Amsterdam, Holandë

Amsterdami është destinacioni ideal për gjithë ata që pëlqejnë të bëjnë një shëtitje me biçikletë ose me kroçerë përgjatë një ndër kanaleve të qytetit.

 

3.Venecia, Itali

Venecia mund të ketë reputacionin e një qyteti romantik por kjo nuk do të thotë që nuk mund të vizitohet dhe shijohet vetëm. Venecia është një vend i pasur me art, ju mund të bëni një xhiro në një gondola apo të ecni përgjatë rrugicave të saj dytësore të mrekullueshme.

 

2.Paris, Francë

“Qyteti i Dritave ka arkitekturë mbresëlënëse, histori të pambarimtë, kulturë të pasur dhe një kuzhinë të mrekullueshme” – ka deklaruar Boaz Lantsman, themelues i RoutePerfect.com.

 

1.Romë, Itali

Histori, rrënoja, arkitekturë, kulturë, kuzhinë e shijshme dhe jetë nate e pasur” – thotë Lantsman, sipas të cilit, kryeqyteti italian është destinacioni më i mirë për ata që udhëtojnë vetëm në Europë.

Burimi: Independent

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz