Një ankesë e operatorit alternative që vepron në rrethin e Vlorës ndaj Altelekom lidhur me mos aplikimin nga Albtelecom sh.a., i tarifës së tranzitimit të thirrjeve nga rrjeti fiks Albtelecom në rrjetin Albetelcom Mobile është rrëzuar nga AKEP.
Organi rregullator me vendimin 2539, datë 19.02.2015 ka vendosur për “Mbylljen e procedimit administrativ të filluar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 2508, date 30.10.2014, “Për fillimin e procedimit administrativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së interkoneksionit midis Nisatel sh.p.k. – Albtelecom sh.a.””.
Nisatel kërkon mosaplikimin e tarifës së tranzitimit të thirrjeve nga rrjeti fiks Albtelecom në rrjetin Albetelcom Mobile. Sipas Nisatel Albtelecom sh.a. nuk lejon tranzitin e trafikut nga qendra tranzitore e Nisatel drejt OASH-ve për trafikun ndërkombetar të mbledhur nga Nisatel dhe dedikuar OASHve. Nisatel, kërkon që të ndërpritet një abuzivitet i tillë nga Albtelecom sh.a. dhe mospengim i punës së operatorëve që operojnë në të njejtën fushë duke ua mohuar atyre te drejten e përzgjedhjes së operatorit nga i cili do te marrin tafikun e vet ndërkombëtar.
Nisatel kërkon ndryshimin e tarifës Albtelecom sh.a. aplikon dhe ka më shumë se sa një vit që faturon pa të drejtë Nisatel për numrat e portuar në vlerën 600 Lek/numër. Nisatel Sh.p.k. ka kërkuar negocimin e tarifës, rregullimin e saj me një pikë të veçantë në marrëveshjen e interkoneksionit dhe ka propozuar vleren 250 Lekë.
Albtelecom ka përcaktuar në draftin e Ml dhe kërkon që të firmoset MI me percaktimin e tarifës së terminimit të numrave të portuar Albtelecom në rrjetin Nisatel të barabartë me tarifën e trafikut kombëtar (çëshjte e cila është trajtuar në vendimmarrjen e AKEP).
Nisatel ka kërkuar një pikë lokale interkoneksioni në qytetin Durrës, por Albtelecom e ka zvarritur implementimin dhe miratimin e kësaj kërkese dhe nuk ka pranuar që kjo pikë interkoneksioni e kërkuar nga Nisatel të përfshihet në draftin e MI.
Albtelecom në këtë shkresë ka paraqitur në mënyrë kronologjike procesin e rinovimit
dhe të nënshkrimit të marrëveshjes së re të interkoneksionit me Nisatel, duke theksuar
se është ky i fundit përgjegjësi për këtë situatë, duke e zvarritur procesin. Albtelecom shpjegon se, edhe pse Nisatel-it i janë shpjeguar dhe ofruar gjithë sqarimet e nevojshme duke iu referuar ORI-t të miratuar të Albtelecom dhe kuadrit rregullator në fuqi, Nisatel vijon në pretendime të padrejta, të ezauruara tashmë.
Albtelecom me shkresën nr. 4046Prot., datë 8.5.2014, ka njoftuar të gjithë operatorët alternativë (OA) për ORI e ri të miratuar nga AKEP, dhe u ka dërguar Draft Marrëveshjen e Re të Interkoneksionit (MI).
Albtelecom duke qenë se Nisatel është njoftuar disa herë dhe nuk i është përgjigjur procesin të nënshkrimit, njofton sërish me email të datës 23.6.2014, duke i kujtuar se ka kaluar çdo afat dhe po shkonte drejt mosofrimit të interkoneksionit.
Gjithsesi, Albtelecom me kërkesë të Nisatel zhvilloi takimin më datë 30.6.2014, ku u diskutuan kërkesat e tij, dhe në përfundim nga Albtelecom iu kërkua plotësimi I dokumentacionit, për rinovimin e MI. Kjo kërkesë ndaj Nisatel, është përsëritur disa herë.
Në lidhje me tarifën e tranzitimit nga rrjeti fiks në mobile, Albtelecom është shprehur, se e ka sqaruar disa herë Nisatel, se është në zbatim të detyrimeve të përcaktuara nga Autoriteti i Konkurrencës (vendim nr. 201, datë 21.12.2011) dhe AKEP (vendim nr. 2337, datë 30.7.2013 dhe ORI) për ndarjen e llogarive.
Në lidhje me moslejimin e tranzitit të trafikut nga qendra tranzitore e Nisatel drejt OASH-ve për trafikun ndërkombëtar të mbledhur nga Nisatel dhe dedikuar OASH-ve, vendimi i AKEP nr. 2337, datë 30.7.2013, pika 6.3, shprehet se detyrimet e Albtelecom për terminimin e thirrjeve hyrëse ndërkombëtare sipas vendimit 1348, datë 26.7.2010 i ndryshuar, hiqen.
Për tarifën prej 600 lekë për operatorin marrës në procedurën e portimit të numravve, Albtelecom i referohet si Rregullores nr. 13, datë 16.4.2010, e ndryshuar ashtu edhe ORI të miratuar nga AKEP. Sa më lart, kjo tarifë është komerciale, dhe po zbatohet nga të gjithë operatorët njëlloj.
– Për mosrënien dakord për tarifën e terminimit ndërkombëtar për numrat e portuar Albtelecom në rrjetin Nisatel, të barabartë me tarifën e trafikut kombëtar, Albtelecom shprehet se kjo problematikë ka marrë zgjidhje me vendimet e AKEP nr. 2489, datë 26.6.2014; nr. 2503, datë 22.9.2014.
Albtelecom shpjegon se për këtë çështje është shprehur i hapur për negociata, por Nisatel po e zvarrit me qëllim. – Lidhur me kërkesën për pikë lokale interkoneksioni në Durrës, Albtelecom shprehet se, pas takimeve dhe sqarimeve të ofruara, Nisatel nuk ka depozituar dokumentacionin e plotë me të dhënat e kërkuara konform rregullave në fuqi. Në përfundim, Albtelecom shprehet se, nga ana e Nisatel është vënë re mungesë
serioziteti dhe disponibiliteti përkundrejt të gjitha përpjekjeve dhe ndihmës së Albtelecom për t’i dhënë zgjidhje të gjitha çështjeve të lartpërmendura.
AKEP, pasi ka shqyrtuar pretendimet e palëve gjykon se lidhur me aplikimin nga Albtelecom sh.a., të tarifës së tranzitimit të thirrjeve nga rrjeti fiks Albtelecom në rrjetin Albetelcom Mobile, sqarojmë se Albtelecom bazuar në vendimet për FNT për rrjetin fiks dhe rrjetin celular, ka detyrime për publikim të ofertave referencë të interkoneksionit (RIO) për shërbimet në rrjetin fiks (terminim, tranzitim dhe origjinim) dhe terminim në rrjetin celular. Bazuar në ofertat referncë të interkoneksionit Albtelecom lidh marreveshje interkoneksioni të vecanta për interkonektim në rrjet fiks dhe interkonektim në rrjet celular dhe kjo aplikohet me të gjithë operatorët fiks dhe celular.
Në lidhje me tranzitimin e thirrjeve ndërkombëtare, Albtelecom nuk ka detyrime për këtë shërbim që prej datës 1.09.2010, pasi me Vendim nr.1348, datë 26.07.2010 të AKEP, Albtelecom nuk ka më status me FNT për këtë shërbim. Detyrimet aktuale të Albtelecom për tranzitim janë vetëm për FNT në tranzitimin e thirrjeve kombëtare sipas përcaktimeve të Vendimit Nr. 2337, date 30.07.2013, Për “Përcaktimin e sipërmarrësit Albtelecom Sh.a., me Fuqi të Ndjeshme në Treg dhe vendosjen e masave rregulluese”.
Në lidhje me tarifën e aplikuar midis operatorëve për portimin e numrit, AKEP ka vendosur vlerën tavan prej 600 lek për të gjitha llojet e portimeve dhe kjo tarifë është aplikuar midis operatorëvë celulare dhe operatorë të rrjeteve fikse që prej fillimit të implementimit të portabilitetit të numrit. AKEP nuk gjykon se kjo vlerë është barrë e tepërt si dhe pretendimet për vlerë më të ulët (250 lek) nuk janë të shoqëruara me argumentim përkatës që të justifikojë përfshirjen e AKEP në rishikimin e kësaj tarife, process i cili do kërkonte përfshirjen e të gjitha palëve të interesuar për amendimin e Rregullores së Portabilitetit, nr. 13, datë 16.4.2010, e ndryshuar.
Në lidhje me cështjen e tarifës së terminimit të thirrjeve hyrëse ndërkombëtare drejt numrave të portuar nga Albtelecom në rrjetin Nisatel, AKEP ka trajtuar këtë cështje në vitin 2014 nëpërmjet Vendim Nr. 2489, datë 26.06.2014, për “Disa ndryshime në Oferten Referencë të Interkoneksionit të sipërmarrësit Albtelecom sh.a, në lidhje me thirrjet drejt numrave të portuar në rrjetet fikse”, Vendim nr.2497, datë 8.09.2014 për trajtimin e ankimeve adminstrative për Vendimin nr.2489, datë 26.06.2014, si dhe më specifikisht për marrdhëniet midis Nisatel dhe Albtelecom me Vendimin nr.2503, datë 22.09.2014, për mbylljen e procedimit administrativ për mosmarrveshjen midis Nisatel dhe Albtelecom për cështjen e pretenduar.
Në lidhje me pretendimet për aksesin në pikë lokale interkoneksioni në Durrës, vërehet e Albtelecom në shpjegimet e dhëna i ka dhënë sqarime Nisatel për plotësim dokumentacioni sipas kërkesave të RIO.
Propozimet e Albtelecom për Nisatel janë të njëjta me ato për operatorët e tjerë dhe nuk
përbëjnë rast diskriminimi të Nisatel ndaj operatorëve të tjerë.
Për sa më sipër AKEP gjykon se pretendimet e palës pretenduese nuk justifikojnë ndërmarrjen nga AKEP të proceseve të ndryshimit të RIO të Albetelecom apo akteve të
tjera të AKEP dhe palët duhet të procedojnë me nënshkrimin e amendamenteve përkatës te Marrëveshjes së Interkoneksionit.
Në konkluzion AKEP ka vendosur mbylljen e procedimit administrativ të filluar me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 2508, datë 30.10.2014, “Për fillimin e procedimit administrativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së interkoneksionit midis Nisatel sh.p.k. – Albtelecom sh.a.”. Sipas vendimit Nisatel sh.a. dhe Albtelecom sh.a. të nënshkruajnë amendamentet përkatëse të marrëveshjes së interkoneksionit midis tyre.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.