Çmimet e naftës shënuan një rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me më shumë se 1.36 dollarë amerikanë dhe u tregtuan me 72.70 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 4 për qind dhe u tregtuan me 71.34 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 1.49 dollarë amerikanë dhe u tregtuan me 81.92 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 4.4 për qind dhe u tregtuan me 80.43 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.6 për qind dhe u tregtua me 1,224.67 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në këto 12 javët e fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.