Dollari u zhvlerësua, pasi treguesi i monedhës arriti fitimin e saj rekord në tre tremujorë, si pasojë e parashikimeve se Rezerva Federale do të rrisë ngadalë normat e interesit.
Indeksi Dollar Spot i Bloomberg, i cili vlerëson dollarin amerikan kundrejt 10 monedhave lkryesore të tregut, ra 0.1 për qind në 1,199.23 në Londër. Ai mbyll në 1,222.12 më 13 mars, niveli më i lartë bazuar në të dhënat e 2004-ës.
Dollari u zhvlerësua 0.4 për qind në 1.0775 dollarë për euro pasi avancoi në 1.0458 dollarë më 16 mars, shifra më e fortë që nga janari 2003. Monedha amerikane ra 0.2 përqind në 119.93 jen pasi kishte rënë gati 0.6 përqind.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.