Dollari amerikan shënoi rënie kundrejt jenit, edhe mëngjesin e kësaj të marte. Ai ra me 0.3 për qind dhe u këmbye me 112.74 dollarë amerikanë për jen.
Monedha euro u rrit me 0.1 për qind dhe u këmbye me 1.1960 euro për dollarë amerikanë. Edhe pse pati një rritje të lehtë, ajo gjithsesi iu largua nivelit të saj të lartë të katër muajve më parë ku u këmbye me 1.2089 euro për dollarë amerikanë.
Kundrejt jenit, monedha euro ra me 0.4 për qind në 134.81 euro për jen.
Indeksi i dollarit që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit shënoi rënie, duke shkuar në nivelin 92.326 .DXY.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.