Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme, duke qenë se Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPSC-u) e theksoi faktin se ajo do mundohet në maksimum së bashku edhe me ndihmën e vendeve të tjera prodhuese për të reduktuar në maksimum prodhimin si pasojë e mbingopjes së tregut.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 0.2 për qind dhe u tregtuan me 53.42 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 0.1 për qind dhe u këmbyen me 55.74 dollarë për fuçi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.