Dollari amerikan avancoi mëngjesin e ditës së stome kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.3 për qind dhe u këmbye me 112.10 dollarë amerikanë për jen, duke lënë pas kështu nivelin e tij ku u këmbye me 111.625 dollarë amerikanë për jen.
Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit avancoi me 0.1 për qind.
Ndërsa monedha e përbashkët, euroja humbi pikë kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.1569 euro për dollarë amerikanë.
Dollari i Zelandës së Re avancoi me 0.24 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6567 NZD për USD.
Paundi britanik u rrit me më pak se 0.05 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3158 GBP për USD.
Franga zviceriane ra me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.9886 franga për dollarë amerikanë, duke lënë pas kështu rritjen e saj prej 0.5 për qind të shënuar gjatë një dite më parë.
Sterlina avancoi mëngjesin e sotëm kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3142 sterlina për dollarë amerikanë, dukë lënë pas kështu nivelin e saj më të ulët të ditës së djeshme ku u këmbye me 1.3080 sterlina për dollarë amerikanë.
Yuani kinez humbi pikë kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.925 yuan për dollarë amerikanë.
Riali i Arabisë Saudite humbi pikë mëngjesin e kësaj të marte kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 3.7525 rial për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët në këto dy javët e fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.