Janë hapur votimet ditën e sotme, për referendumin historik të qëndrimit apo largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Rreth 46,499,537 njerëz kanë të drejtë të marrin pjesë në votim – një numër rekord për zgjedhje në Mbretërinë e Bashkuar, shkruajnë mediat britanike.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të kohës lokale dhe do të mbyllen në 22:00.
Ky është referendumi i tretë në historinë e Britanisë së Madhe dhe vjen pas një beteje të gjatë për vota mes fushatave për Largim (Brexit) dhe Qëndrim.