E ndërtuar në formën e një amfiteatri mbi një kodër, Hidra është një prej destinacioneve më romantike të Greqisë. Ndërtesa antike të parikonstruktuara, rrugë tradicionale me kalldrëme dhe mbi të gjitha ndalimi i lëvizjes me makina – në vend të saj vazhdon të ruhet transporti me mbi 500 gomarë. Këto shpjegojnë pse në Hidra ndihet aroma e së kaluarës, gjë të cilën ajo e ruan me shumë fanatizëm.
Ky ishull ka pasur një rritje tejet të lartë sidomos në vitet e fundit si pasojë e aktivitetit të saj të zhvilluar të tregtisë. Vendasit kanë dhënë një kontribut të madh në Luftën e Pavarsisë në sajë të flotës së fuqishme që kishte. Ky ishull i vogël është vendlindja e 5 Kryeministrave grekë!
Vila antike në pronësi të disa prej familjeve më të rëndësishme vazhdojnë të ruajnë pamjen që kanë pasur edhe shumë vite më parë, provë e mirëqenies së këtij ishulli edhe në të kaluarën. Ky ishull ka rreth 300 kisha dhe 6 manastire si dhe shumë statuja të heronjve të luftës së Pavarësisë.
Cilat janë disa prej aktiviteteve më të rëndësishme
Shtëpitë-muze
Në sajë të arkitekturës së veçantë që kanë, edhe disa prej shtëpive më të thjeshta të kapitenëve të anijeve janë shndërruar në shtëpi-muze për vizitorë të ndryshëm.
Ecjet
Në fund të verës, Hidra është ideale për të gjithë ata që preferojnë ecjet në natyrë. Ajo ofron disa prej shtigjeve nga ku pamja që do të shikoni është fantastike.
Shëtitje me kuaj
Një prej stallave më të famshme në Hidra, Harriet, ofron 10 intinerare të ndryshme, me anë të të cilave të jepet mundësia për të vizituar një pjesë të madhe të ishullit.
Plazhet
Edhe pse një ndër pikat e forta të Hidrës nuk janë plazhet e saj, sepse ato nuk mund të krahasohen me ato të ishujve jonianë, gjithsesi këtu mund të gjeni plazhe të tillë si Limnióniza, Kamíni, Vlyhós apo Ágios Nikólaos të cilat ia vlejnë të vizitohen.
Kulinaria
Disa prej restoranteve më të njohur të zonës janë: Omilos, Four Seasons, Enalion dhe Gitoniko.